Me të drejtë është folur dhe shkruar në vite madje vazhdon të flitet për rolin e aktivitetit fizik në shëndetin fizik e mendor e në veçanti parandalimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës diabetit etj. Rezultatet pozitive, po aq sa dhe të matshme të asaj pune sensibilizuese e vërtetojnë mbi 2000 fusha kalçeto (futboll në fushë e me porta të vogla) dhe 8000 salla fitnesi ku të rinjtë e të rejat me kulturë e respekt për shëndetin jo vetëm që shkojnë me dëshirë, por dhe me pagesë.
Me të drejtë është folur dhe shkruar në vite madje vazhdon të flitet për rolin e aktivitetit fizik në shëndetin fizik e mendor e në veçanti parandalimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës diabetit etj. Rezultatet pozitive, po aq sa dhe të matshme të asaj pune sensibilizuese e vërtetojnë mbi 2000 fusha kalçeto (futboll në fushë e me porta të vogla) dhe 8000 salla fitnesi ku të rinjtë e të rejat me kulturë e respekt për shëndetin jo vetëm që shkojnë me dëshirë, por dhe me pagesë.
Ky kontingjent përbën një pjesë të shoqërisë sonë bile një përqindje të vogël të saj. Ndërkohë që pjesa tjetër, ajo antisportive e shoqërisë, për arsye të njohura dhe të panjohura, përbejnë kontingjentin e riskuar nga sindromi hypokinetik (AKTIVITET FIZIK i KUFIZUAR) ku bëjnë pjesë përveç sëmundjeve që përmendëm më sipër dhe shumë të tjera ku më prevalente do të veçonim ndryshimet muskulo skeletike sëmundje të tëmthit e mëlçisë zorrëve impotencë seksuale etj.
Rëndësia e aktivitetit fizik
Ndoshta nuk do të ishte e tepërt të theksonim që në fillim se në jetëgjatësi aktiviteti fizik ka një rol dominues. Është pikërisht aktiviteti fizik i normuar në përshtatje fiziologjike që na mundëson një performancë të mirë psikofizike pa përmendur bukurinë trupore e në veçanti turgorin dhe pastërtinë e lëkurës aq të kërkuara nga femrat. Mendoj se do të ishin të mjaftueshme argumentet e mësipërme për cilindo që dëshiron një jetë cilësore sa më të gjatë. Në numrin e fundit të revistës mjekësore të shoqatës amerikane jepen disa konkluzione interesante në lidhje me gjendjen shëndetësore të një grupi prej 4500 të rinjsh e të rejash me moshë 18-30 vjeç të studiuar për 15 vjet resht.
Gjendja shëndetësore e tyre u përcaktua nga përgjigjja e sistemit kardiovaskular dhe atij pulmonar ndaj një aparature elektronike e përdorur për atë qëllim.
Konkluzioni i parë:
Të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për tu prekur nga sëmundje serioze të zemrës e në veçanti ato me origjinë metabolike
Konkluzioni i dytë:
Të rinjtë që ushtroheshin për ditë me aktivitet fizik të monitoruar, këto çrregullime haseshin 3-6 herë më të rralla. Këto dy konkluzione e japin të qartë konciz dhe të padiskutueshëm mesazhin promocionues: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike
Sipas studimeve të fundit, sekreti i rinisë së muskulaturës së zemrës është i kushtëzuar nga prezenca ose jo e një proteine e cila është derivat i disa proteinave që merren me ushqim dhe përbëjnë karburantin e miofibrilit (fijes muskulare). Sigurisht, djegies se këtij karburanti i nevojitet sasia e duhur e oksigjenit, në të kundërt nëse djegia nuk bëhet e plotë rrezikon pasoja që nganjëherë janë jetike.
Jemi të detyruar të pohojmë se për arsye që u shpjeguan më sipër nga këto pasoja nuk shpëtojnë as mosha të reja. Zbulimi i kësaj proteine do të ketë një perspektivë të paimagjinueshme në prevenimin e infarktit të zemrës dhe patologjive vaskulare në tërësi.
Është vërtetuar gjithashtu që pirja e dy gotave verë në ditë i bën mirë në veçanti zemrës së grave. I ndihmon të mbajnë ritmin. I ndihmon të përshtaten më mirë me punët e ditës. Këtë konkluzion e lidhin me sa duket me relaksimin e sistemit nervor qendror(truri) dhe sigurimi i një gjumi të qetë çka është domosdoshmëri për rikuperimin e organizmit në tërësi. Influenca e stresit nervor në provokimin e patologjive në tërësi dhe zemrës në veçanti është tashmë i padiskutueshëm.
Në këtë konkluzion kanë mbërritur një grup studiuesish të universitetit Karolinska Stokholm, të cilët morën në studim 120 femra nën moshën 75 vjeç, pa probleme të zemrës apo sëmundje metabolike. Kjo dukuri pozitive nuk u konstatua tek ato femra që preferonin konsumimin e madh të birrës apo pije të forta alkoolike.
Për tu kthyer edhe një herë te qëllimi i këtij materiali promovues do të dëshironim të paraqisnim disa të dhëna për punën e palodhur të zemrës se një të rrituri duke e krahasuar me një pompë uji.
Zemra jonë peshon vetëm 300 gramë për të përballuar një aktivitet aerobik ajo pompon rreth 10 litra gjak në një minutë. E llogaritur si aktivitet fizik mesatar, zemra e të rriturit përballon një volum prej 220 000 tonë pa riparim kapital. Ky volum pune realizohet në sajë të 3 5000 000 000 (tre miliardë e pesëqind milionë pulsimeve)
Pompa e ujit e shkalles sonë peshon 10000 gramë. Duke qenë prej çeliku dhe e destinuar për të mbushur 10 fuçi në ditë, baraz me 5 tonë që do të thotë 2000 tonë në vit, që të mund të barazohej me volumin e punës së zemrës sonë duhet të funksiononte 110 vjet. Besoj se nuk do ju habisja që pompa jonë për 10 vjet është prishur tri herë.
Mbas këtij fakti nuk besoj se do të kishte person që nuk do ta vlerësonte këtë punë heroike të zemrës sonë, e cila nuk ka asnjë pretendim material të veçantë. Ajo ka të drejtë të pretendojë vetëm për dy gjëra:
A- të mos helmohet me duhan alkool dhe yndyrna
B- Ti krijojmë kushte për një regjim pune e pushimi brenda normave dhe parametrave fiziologjike. Informacionin për këto aktivitete mund ta merrni pranë mjekëve kardiologë të familjes ose pranë DSHP (Drejtorive të Shëndetit Publik) departamenti i edukimit dhe promocionit të shëndetit, si dhe konsulta me specialistë të edukimit fizik
Mesazhi ynë promocionues do të ishte:
Nuk ka trup të shëndetshëm pa aktivitet fizik
Aktiviteti fizik kërkon kulturë fizike
Për ta filluar mbarë aktivitetin fizik për të cilin ska kufizim moshe, por monitorim ngarkese, së pari të gjithë subjektet me apo pa ankesa për shëndetin duhet të kalojnë në një kontroll të saktë mjekësor. Ky kontroll që duhet përsëritur një herë në vit synon parandalimin e aksidenteve, pasojë e mungesës së informacionit për gjendjen tonë shëndetësore. Kështu mund të parandalohej një infarkt i zemrës nga lodhja fizike. Po kështu do të shmangej një infarkt pulmonar, rrjedhoje e një trombembolie nga venat varikoze. Lista e sëmundjeve për të cilat duhet të bëjmë kujdes është mjaft e gjatë dhe duhet pasur parasysh në ndërtimin e programit të ushtrimeve. Në raste të tilla vlen të përmendet shprehja biblike; Aty ku sdi të bësh mirë të paktën mos bëj keq.
Është kjo një arsye më shumë që na dikton të njohim dhe zbatojmë ligjet bazë të kulturës fizike.