E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila përmes një komunikate për shtyp njoftoi se premtimi u bë gjatë një takimi ndërqeveritar, Gjermani Kosovë, i mbajtur në Prishtinë.
Gjermania ndihmon Kosovėn, por kėrkon qeverisje tė mirė






Gjermania ka premtuar mbështetje për ndërtimin e një rezervuari i cili 40 % të popullatës në Kosovë do t’i siguronte ujë të pijshëm.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, e cila përmes një komunikate për shtyp njoftoi se premtimi u bë gjatë një takimi ndërqeveritar, Gjermani Kosovë, i mbajtur në Prishtinë.

Palën kosovare e ka përfaqësuar ministri i Integrimeve, Besim Beqaj, dhe zv ministri i Ekonomisë, Bedri Hamza ndërsa pala gjermane u përfaqësua nga Dr Leo Krojc, kryesues i seksionit për Evropën Lindore në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Kosova, me kërkesë të qeverisë së vendit, do të mbështetet nga këshilltarë gjermanë për të shtyrë përpara dhe integrimin ekonomik të Kosovës.

Gjermania është donatori më i madh evropian dhe i dyti në botë pas SHBA-ve për Kosovën. Që nga viti 1999 e deri më tash, qeveritë federale gjermane kanë mbështeteur rindërtimin e Kosovë me rreth 375 milionë euro, ndërsa shuma e ndarë për këtë vit është 33 milionë euro.

Me gjithë premtimin gjerman se ky vend do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, Ambasada gjermane në Prishtinë citon përfaqësuesin qeveritar gjerman, Leo Krojc, i cili iu ka ri-kujtuar zyrtarëve kosovarë se “qeverisja e mirë dhe luftimi

Publikuar: 26.09.2010 | 09:22
Lexuar: 606 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime