Pasi është shuar zhurma mediatike e divorcit të saj nga kantautori Pirro Çako, Inva ka menduar të krijojë një zhurmë tjetër në art, duke u rikthyer me një rol shumë interesant atë të një kukulle mekanike, pastaj të kurtizanes e në fund një këngëtare e dashuruar.
Sopranoja e njohur 47 vjeçare, Inva Mula do të të hapë sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me Përrallat e Hoffmanit, duke u kujdesur që të ketë të njëjtën freski që kishte në vitin 1989, kur dha shfaqjen e saj të fundit në këtë teatër. Pasi është shuar zhurma mediatike e divorcit të saj nga kantautori Pirro Çako, Inva ka menduar të krijojë një zhurmë tjetër në art, duke u rikthyer me një rol shumë interesant atë të një kukulle mekanike, pastaj të kurtizanes e në fund një këngëtare e dashuruar.
Janë tri femra që Hoffmani i ka konceptuar në një, dhe për të cilat Inva është kujdesur që ti sjellë me fytyrë pa rrrudha dhe me linja të dobësuara të trupit. Këngëtarja e cila dhe pushimet e verës këtë viti i ka kaluar në plazhet e Jugut, shumë shpejt do të shfaqet në ekrane si imazhi i i bankës Societe Generale në Tiranë. Këto ditë provash dhe pune në Tiranë ajo është shfaqur me pamje të freskuar dhe pothuaj pa asnjë rrudhë në fytyrë, ndërsa është fotografuar gjatë konferencës për shtyp që ka dhënë për premierën e saj të parë pas 20 vitesh.
Thuhet që Inva ka filluar ndërhyrjet estetike për të rinuar pamjen e saj. Në fakt gjithmonë Inva është shfaqur e transformuar në saj të fotografit Fadil Berisha, i cili i ka realizuar sete fotografish dhe madje një kalendar. Por mosha bën të vetën dhe natyrisht që në daljet e saj skenike apo në jetën e përditshme nuk ishte e njëjta Inva. Por siç e shihni nga fotot sopranoja do të kthehet në skenën ku nisi karrierën e saj në formën e saj më të mirë.
Bëhet fjalë për operën komike, Përrallat e Hoffmanit, ku ajo do të jetë protagoniste me tri role të ndryshme pikërisht; Olimpia, Zhulieta e Antonia. Kjo është hera e parë që Mula do të interpretojë të tria këto role brenda një vepre të vetme.