E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti i Komunës së Çairit “Sheshi Skenderbeu”, është i përkrahur me mjete financiare nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë - Ministria e Pushtetit Lokal, mjete të cilat janë të siguruara me rebalancin e buxhetit. Me këto mjete është përkrahur faza e përgatitjes së projektit ideor dhe kryesor.
Projekti “Sheshi Skenderbeu” financohet nga Qeveria e Maqedonisė













Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi pas disa pyetjeve që bënin disa media në lidhje me financimin e projektit “Sheshi Skenderbeu është shprehur nëpërmjet një deklarate për media në të cilën sqaron se “faza e përgatitjes së projektit ideor dhe kryesor është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal"

Projekti i Komunës së Çairit “Sheshi Skenderbeu”, është i përkrahur me mjete financiare nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë - Ministria e Pushtetit Lokal, mjete të cilat janë të siguruara me rebalancin e buxhetit. Me këto mjete është përkrahur faza e përgatitjes së projektit ideor dhe kryesor.

“Duke nënvizuar edhe njëherë se projekti final do të jetë rezultat i një debati të gjerë publik, në të cilin do të jenë të involvuar përveç ekspertëve edhe opinioni i gjerë , theksojmë se ky projekt ka pëlqimin e Qeverisë së RM-së dhe do të përfundohet në suaza të të gjithë normave të cilat bëjnë rregullimin e kësaj sfere”, thuhet në deklaratën me shkrim e Zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi:
.
Në këtë drejtim Qeveria do të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin e suksesshëm me Komunën e Çairit.

Publikuar: 26.09.2010 | 05:20
Lexuar: 538 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Nehat Hyseni (26/09/2010 23:38:42) Nėse ka vendosė Qeveria me lejua pak pėr Shqiptarėt,pėr tė realizuar shumė pėr Maqedonėt,duke e sllavizuar dhe ortodoksizuar tėrėsisht qendrėn e kryeqytetit tė dikurshėm tė Vilajetit tė Kosovės,atėherė BDI , megjithatė ka filluar,mė nė fund,tė shėnoj njė rezultat ,sado i vogėl qė tė jet.Sepse, nuk duhet harruar se inferiotiteti i Shqiptarėve nė Maqedoni duhet filluar tė shėrohet,qoftė edhe me hapa kaq tė vegjėl.Kėtė duhet shikuar si njė ogur tė mirė qė jep shpresė pėr njė partneritet mė tė dinjitetshėm tė Shqiptarźve nė qeverisjen e Maqedonisė.Tė fala Behat Hyseni
Aqedonisė

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime