E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë intervistë ai potencoi se lobimi i delegacionit të shtetit shqiptar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë vende ishte qëllim primar.
Haxhinasto: Sė shpejti njohje tė reja tė Kosovės




Ministri i jashtëm i Shqipërisë, z.Edmond Haxhinasto, ishte pjesmarrës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit të Shqipërisë. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai foli për politikën e jashtëme të Shqipërisë, lobizmin e shtetit shqiptar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga sa më shumë vende, marrëdhëniet me Greqinë, si dhe situatën e fundit politike brenda Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në këtë intervistë ai potencoi se lobimi i delegacionit të shtetit shqiptar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë vende ishte qëllim primar.

“Nga përshtypja e parë për të gjithë takimet që kemi patur, unë, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi, vlerësoj se jemi në rrugë të mbarë dhe në një të ardhme të afërt presim një cikël të ri të njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, tha ministri Haxhinasto.
Ai tha, siç raporton Telegrafi, se për Kosovën, Shqipëria do të vazhdojmë aktivitetet e lobimit, pasi sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit

Publikuar: 26.09.2010 | 15:37
Lexuar: 290 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime