Si mund të ruani peshën normale të trupit? Konsumoni 1 filxhan çaj kamomili të ngrohtë menjëherë pas vakteve të ushqimit. Hedhim 4 gr. kamomil në 2 filxhanë çaji me ujë të nxehtë, e lëmë për 10 min, e kullojmë dhe e pimë.

Ia vlen të theksojmë se kamomili nuk duhet zier, sepse gjatë zierjes shkatërrohen vajrat eterike që përmban. Ndoshta ju duket e paktë sasia e rekomanduar më lart, por duhet të keni parasysh se kamomili duhet përdorur me rregull për të ruajtur peshën normale të trupit. Përdorimi i tij i shpeshtë dhe në sasi të mëdha, mund të sjellë rezultate krejt të kundërta nga ato që dëshirojmë, si p.sh. acarime nervore, zverdhje të lëkurës dhe dhimbje koke, transmeton Mia.
Çfarë mbron zemrën?
Studimet mbi të mirat e kafesë ndaj sistemit kardiovaskular janë nga më të ndryshmet. Kafeja mund ti bëjë mirë zemrës. Një grup studiuesish europianë kanë prezantuar disa të dhëna që do tu pëlqejnë shumë konsumatorëve të pijes së zezë. Sipas studimit të bërë te një numër personash me probleme kardiovaskulare është vënë re se sa më shumë kafe që pinin, aq më i vogël ishte rreziku për tu prekur nga infarkti.