E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nevojitet, porositi Osmani që të zhvillohet jetë e shëndetshme, ndërsa qytetarët ta ndërrojnë mënyrën dhe stilin e jetesës që të mbrohen nga sëmundjet e zemrës, por edhe me kontrolle të vazhdueshme parandaluese me kohë të munden t'i pengojnë dëmtimet më të mëdha të zemrës.
Sėmundjet e zemrės nė Maqedoni shkak pėr vdekjen tek 60 pėr qind e personave qė kanė vdekur vitin e kaluar








- Vdekja tek gjashtëdhjetë për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar është rezultat i sëmundjeve të zemrës, ndërsa pacienti më i ri në Klinikën për kardiologji është vetëm 19 vjeç, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani me rastin e Ditës botërore të zemrës, e cila në Shkup u shënua me më shumë aktivitete në organizim të Institutit për shëndet publik.

Nevojitet, porositi Osmani që të zhvillohet jetë e shëndetshme, ndërsa qytetarët ta ndërrojnë mënyrën dhe stilin e jetesës që të mbrohen nga sëmundjet e zemrës, por edhe me kontrolle të vazhdueshme parandaluese me kohë të munden t'i pengojnë dëmtimet më të mëdha të zemrës.

Manifestimi filloi me shëtitje nëpër sheshin "Maqedonia" deri në Parku i Qytetit, ku tek objekti "Guaca" u kryen kontrolle falas për qytetarët për tension të gjakut, indeksin e masës trupore, lartësinë dhe peshën, gjerësinë e mesit, glikeminë, hemoglobinën, si dhe këshilla mjekësorë.

Qëllimi i aksionit ishte që të mundësohet numër sa më i madh i qytetarëve të marrin kontrolle parandaluese falas. Në aktivitetet janë të përfshirë ekipe nga Ministria e Shëndetësisë, Klinikës për kardiologji, Qendrës për shëndet publik Shkup dhe nga Sistina, ekipet e të cilave do t'i kryejnë kontrollet.

Sipas Federatës botërore për zemrën, në botë çdo vit vdesin 17,1 milionë njerëz nga sëmundjet e zemrës dhe të sulmeve në tru. Pothuajse gjysma e tyre janë në periudhën më produktive të jetesës - mes 16 dhe 69 vjeçare. Të paktën 80 për qind e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen përmes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit të rregullt fizik dhe mospirjes së duhanit.

Në shënimin e Ditës botërore të zemrës në shtatë vitet e kaluara Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë përmes kontrolleve parandaluse mjekësore konstaton se në mesatare 50 për qind e numrit të përgjithshëm të personave të kontrolluar mbi 45 vjeç kanë një, dy ose tre faktorë të rrezikut,...ndërsa madje 20 për qind prej tyre janë me tre faktorë të rrezikut për sëmundje të zemrës.

Federata botërore për zemrën e shënon Ditën botërore të zemrës tashmë dhjetë vjet me aktivitete të ndryshme në mbarë botën. Maqedonia është kyçur në shënim për të shtatën herë.

Publikuar: 26.09.2010 | 16:08
Lexuar: 583 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime