Sapo ngjitesh në Qafën e Thanës, befas para syve të shfaqet një hapësirë e kaltër e liqenit të Ohrit. Vështrimi vetiu ndjek valët dhe brigjet përgjatë rrugës dhe pas pak kilometrash shfaqet qyteti i Pogradecit.
Qyteti i Pogradecit i përket lashtësisë dy mijë vjeçare para erës sonë. Dikur qyteti është quajtur "Lyhnida " që do të thotë (dritë). Pogradeci është një qytet magjik, qytet i turistëve të shumtë, i adhuruari i poetëve, i shkrimtarëve, i piktorëve. kënaqësia e admiruesve të ujit të ëmbël. Por Pogradeci njihet edhe si qytet i koranit, peshkut të rrallë që gjendet vetëm në këtë liqen, i verës artizanale dhe gatimeve tradicionale. E reja dhe e vjetra, moderrnia dhe tradicionalja bashkëjetojnë pranë njëra tjetrës.
Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.
Qyteti i Pogradecit, ndanë gjolit të kamotshëm, sërish bën një gjumë të patrazuar. Në fakt, janë pak qytete, ku njerëzit janë të dhënë pas poezisë kaq shumë si në këtë vend. Edhe pas artit. Pogradeci i sotëm i ngjan më shumë Pogradecit të filmit "Mëngjese Lufte"...sesa një qyteti të vitit 2009. Janë pak gjëra që punojnë tash në vend, ndërsa turizmi shtëpiak, nuk më duket se ka ndonjë ngritje. Ka filluar që të lulëzojë hoteleria, që për nga shërbimi lë sërish për të dëshiruar. Gjithsesi, janë të paqmë dhe të ngeshëm- pogradecarët e ditëve tona. Sa i takon turizmit elitar, më mirë ta harrosh...Ato pak hotele që mbajnë flamurin e kësaj janë në pakësim. Qyteti e ka humbur realisht tharmin e bukur, të viteve më parë. Nuk të duhet shumë të provosh këtë gjë. Të mjafton të rrish një ditë-natë. Dhe, krahasimin- pastaj, bëje kur kalon pak kilometra dhe mbërrin në Shën Naum: Do të shikosh realisht sesa vlen turizmi shqiptar.
Në Pogradec, si në gjithë Shqipërinë, ndërtohet për të ndërtuar, por pa menduar më parë se para se të ndërtohet duhet bërë rruga, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, kanalizimet e dritave dhe telefonit, trotuaret dhe në fund ndërtesat sipas planit...Por, sot, askush nuk do t"ia dijë...
Pozicioni mes Pogradecit dhe Tushemishtit dhe sërish afria me një pikë tjetër të kufirit me Maqedoninë e bën këtë vend të lakmueshëm. "Lumi" i Drilonit me gjatësi 600 metra me burime uji të kristalta dhe të ftohta në rrëzë të Tushemishtit... është një më të bukurit në Shqipëri..
I veshur me histori , qytet "palcërisht shqiptar", i futur ne gjirin e maleve si truri në kafkën e njeriut, qyteti e ka të vetën bukurinë që të përshfaq në çdo stinë .
Ãshtë qyteti që ka të dlirë lulen si dhe verën që shoqëron koranin e famshëm, fjalën bujare që të japin banorët e saj zemër hapur kur të shtrojnë tavolinën me bukën e qiqrës, kulaçin e ngrohtë apo edhe piperkat me gjizë e djathin e fortë. Tradicionalisht të lidhur me një jetë mitike, Poradeci është qyteti që pavarësisht ç"i kanë bërë mbetet aristokrat dhe sqimtar brenda tij, sepse të paktën këtë të drejtë ia ka dhënë natyra që nuk ka kursyer asgjë, për të arritur të përkryerën.
Pogradeci është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për t"u përmendur janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj.
Pogradeci ndodhet rreth 130 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 15 km larg Ohrit (qytetit përballë Pogradecit në anën tjetër të liqenit).
Uji i kaltër i liqenit dhe plazhet janë një nga të veçantat e qytetit të Pogradecit. Shumëllojshmëria e tyre i ve pushuesit në dilemë se ku duhet të ndalojnë. Ãshtë një vijë liqenorë prej 24 km nga fshati Lin deri në Tushemisht. Ndërsa plazhi i Shkëmbit të Linit fillon atje tek gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e pastër si kristal i vendosur në këmbët e një mali që sjell papushim fresk karakteristik në breg dhe nuk e ndjen fare bezdinë e vapës. Ka një guzhinë sgare dhe është një nga plazhet e krijuara gjatë viteve të fundit, është një mrekulli e natyrës dhe frekuentohet shumë.
Janë tre plazhe të njëpasnjëshëm me lokale të shumta luksoze dhe fshatra turistike ku nuk mungojnë as pishinat. Kanë ujë të pastër dhe frekuentohen shumë nga të ardhurit sidomos nga korçarët. Ashtu si plazhi i Shkëmbit të Linit janë plazhe shkëmbore.
Eshtë një nga plazhet në këmbët e kalasë së qytetit, i cili frekuentohet kryesisht nga pogradecarët vendas. Ãshtë rreth 1 km larg qytetit prandaj është shumë i populluar pasi nuk kërkohet makina për t`ë shkuar në plazh. Edhe këtu uji është i pastër dhe është vazhdimësi e plazhit shkëmbor.
Ãshtë plazhi tradicional që qyteti e ka në gjirin e tij. Ãshtë i gjithi plazh ranor por cilësia e ujit nuk është në standardin e plazheve të tjera. Pas mbarimit të kolektorit të ujërave të zeza që sapo ka filluar dhe mbaron pas 18 muajsh ky plazh popullor që dikur ka qenë shumë i mbipopulluar për shkak të distancës të afërme me qytetin dhe cilësisë së rërës do t`i kthehet mbipopullimit si dikur.