Kjo është ide për përshëndetje mjekut Zhan Mitrev u shpreh një pacient.Unë jam operuar në vitin 2008 më 26 gusht me numrin rendor 903, për atë vit ishte ai numër. Sot kam ardhur për kontroll dhe për ditën e zemrës tha një tjetër pacient.
Me rastin e 26 shtatorit, ditës botërore të zemrës, në spitalin privat Filipi i dytë u zhvilluan kontrolle dhe konsultime falas për qytetarët me probleme shëndetësore.
Aksioni u zhvillua nën moton Unë punoj me zemër. Këtë vit u zgjeruam jo vetëm nga sfera e kardiologjisë, kardiokirurgjisë e kirurgjia vaskulare, por edhe kontrolle të specializuara u organizuan edhe për pacientë që kanë probleme nga sfera e ortopedisë, kirurgjia abdominale, neurologjia, neuropsikiatria.
Jemi të kënaqur pasi qytetarët sigurisht kanë besim në spitalin tonë u shpreh mjekja Tanja Angjuseva. Aksionit në fjalë iu përgjigj një numër i madh njerëzish, të cilët shpresojnë se një nismë e tillë do të ndërmerret shpeshherë.
Unë jam për herë të parë këtu, e kam sjell nusen e vëllait e kam të sëmurë nga zemra, u bë operacion, i faleminderit shumë doktorit e zotit që jemi mirë e tani po i bëjmë një kontroll tha një shtetase e Shqipërisë.Unë para dy muajve kisha sulm në zemër dhe erdha thjesht për një konsultim, të konsultohem, të shohë.
Kjo është ide për përshëndetje mjekut Zhan Mitrev u shpreh një pacient.Unë jam operuar në vitin 2008 më 26 gusht me numrin rendor 903, për atë vit ishte ai numër. Sot kam ardhur për kontroll dhe për ditën e zemrës tha një tjetër pacient.
Ndërkohë sipas Federatës botërore të zemrës, çdo vit në botë vdesin 17.1 milionë njerëz nga sëmundjet e zemrës dhe hemorragjitë cerebrale.
Pothuajse gjysma e tyre janë të moshës nga 15 deri në 70 vjeç.
Melihate Rrustemi