E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me promovimin dhe distribuimin e librave të përkthyera të huaja me renome profesionale, shkencore dhe librave shkollorë, të cilat janë pjesë e projektit, në kontinuitet arrihet rritje sasiore dhe pasurim cilësor i fondit të bibliotekave të fakulteteve, universiteteve dhe bibliotekave komunale, si dhe e shfrytëzuesve të tjerë", potencoi Todorovi.
Promovohen 13 tituj tė rinj nga fusha e sė drejtės, sigurisė dhe shkencave shoqėrore







- Në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup sot janë promovuar tituj të rinj, pjesë e projektit "Përkthim i 500 titujve, librave shkencorë dhe librave shkollorë, nga të cilat mësohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA dhe në Angli, ndërsa nga fusha e së drejtës në Francë dhe Gjermani".

Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ishte i pranishëm në promovim, theksoi se së bashku me 13 titujt e rinj, projekti kapital i Qeverisë për përkthim të 1.000 librave profesionalë, shkencorë dhe libra shkollorë tashmë e ka arritur numrin e 373 librave, të cilat janë të kapshme për studentët, profesorët dhe lexuesit, që dëshirojnë ta pasurojnë njohurinë e tyre.

Efektet pozitive të projektit, theksoi kryeministri e kanë detyruar Qeverinë të mendojë që krahas 500 titujve fillimisht të parashikuar, ky propjekt të plotësohet me 500 libra shtesë, me çka do të arrihet numri prej 1.000 tuitujve të rinj. Kryeministri në promovimin e sotëm dërgoi apel që këto libra të futen në programet mësimore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov tha se botimet e përfshira me këtë projekt mundësojnë që të jenë në rrjedhë me përmbajtjet më të reja për popullatën studentore të vendeve të zhvilluara.

"Me promovimin dhe distribuimin e librave të përkthyera të huaja me renome profesionale, shkencore dhe librave shkollorë, të cilat janë pjesë e projektit, në kontinuitet arrihet rritje sasiore dhe pasurim cilësor i fondit të bibliotekave të fakulteteve, universiteteve dhe bibliotekave komunale, si dhe e shfrytëzuesve të tjerë", potencoi Todorovi.

Në promovim ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit "Shën Cirili e Metodi", Velimir Stojkovski dhe dekani i Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë", Borçe Davitkovski. Në Fakultetin për skenca mjekësore në Shtipi, para pesë ditëve janë promovuar 14 vepra të reja, nga projekti i njëejtë qeveritar

Publikuar: 26.09.2010 | 16:30
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime