E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës kanë qenë të pranishëm krahas familjarëve dhe miqve edhe kreu i shtetit, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja Teuta Topi. E pranishme ka qenë edhe zonja Liri Berisha
I jepet lamtumira e fundit drejtueses sė projektit “Rruga e Paqes”








Në Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në kryeqytet janë zhvilluar homazhe për drejtuesen e projektit “Rruga e Paqes”, Merita Agalliu viktimë e krimit në familje.

Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës kanë qenë të pranishëm krahas familjarëve dhe miqve edhe kreu i shtetit, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja Teuta Topi. E pranishme ka qenë edhe zonja Liri Berisha.

“Ka qenë mjaft tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e Meritës, apo sic e quanim ne Merita e Paqes. Një grua me një energji të jashtëzakonshme, shumë aktive , me një zemër bujare, një nënë shumë e dhimbshur. Është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, vecanërisht për familjen e saj” u shpreh zonja Berisha.

48 vjecarja Merita Agalliu u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëshorti Panajot Profka mbrëmjen e së premtes, i cili më pas vrau edhe veten.

“Rruga e Paqes” një iniciativë që është filluar nga Presidenti i Republikës, i mbështetur nga kryebashkiaku Rama dhe që po zbatohej nga 48 vjecarja.

Kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, u ka çuar gjithë presidentëve një letër personale, ku i kërkon nga një pllakë guri, me mbishkrimin e çdo presidenti, drejtuar Nënë Terezës. Dhe gjithë kjo rrugë do të inaugurohet gjatë tetorit, në ditën e lumturimit të Nënë Terezës dhe do të shtrohej në Tiranë, afër liqenit artificial. (bw)

Publikuar: 26.09.2010 | 17:10
Lexuar: 580 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime