E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Do të vihesha në anën e Kushtetutës”, ka thënë ai në një intervistë të shkurtër telefonike për “Kohën Ditore”. Vendimet e gjykatave kushtetuese, sipas tij, janë të formës së prerë dhe të padiskutueshme.
Arsim Bajrami: Dorėheqja, akt detyrues pėr presidentin




Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, si një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, nuk e sheh të udhës që presidenti, Fatmir Sejdiu, ta çojë punën deri në atë pikë sa të mblidhet Kuvendi i Kosovës për ta hedhur në votim shkarkimin e tij. Një veprim kësisoj, sipas tij, do ta komprometonte Gjykatën

Kushtetuese qysh në vitin e parë të ndërtimit të saj. Pas vendimit të Kushtetueses, deputeti Bajrami nuk ka më asnjë hamendësim rreth asaj se si do ta votonte në Kuvend propozimin për shkarkim të njeriut të parë të shtetit. “Do të vihesha në anën e Kushtetutës”, ka thënë ai në një intervistë të shkurtër telefonike për “Kohën Ditore”. Vendimet e gjykatave kushtetuese, sipas tij, janë të formës së prerë dhe të padiskutueshme.

KD: Kur Gjykata Kushtetuese konstaton se presidenti ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës, cilët duhet të jenë hapat që duhet ndërmarrë nga vetë presidenti, por edhe nga Kuvendi i Kosovës?

Bajrami: Nuk duhet bërë asgjë më shumë sesa të respektohen dispozitat kushtetuese. Me marrjen e vendimit nga Gjykata, presidenti duhet të veprojë konform karakterit obligues të vendimit, në të kundërtën komprometohet vetë ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese. Për vendimin e Gjykatës nuk duhet të hapet as debat politik, sepse një debat i tillë e komprometon idenë e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe vetë pavarësinë e saj. Vendimet e gjykatave të këtij niveli në gjithë Evropën dhe në të gjitha vendet ku ekziston gjyqësia kushtetuese janë të padiskutueshme. Ato janë thjesht të formës së prerë.

KD: Cili do të duhej të ishte veprimi më i duhur i presidentit në këtë rast?

Bajrami: Mund të them se opsioni më i keq do të ishte që të hapej debati në Parlament rreth kësaj çështjeje. Nëse vjen deri në këtë shkallë, po e përsëris edhe një herë, do të komprometohet ideja e formimit të Gjykatës Kushtetuese dhe karakteri detyrues i respektimit të vendimeve të kësaj gjykate. Duhet pasur parasysh se ky është viti i parë i kësaj gjykate, kështu që dhunimi i saj do të ishte i dëmshëm për tërë shtetin.

KD: E thatë opsionin e keq, por nuk e thatë atë që do të duhej të ishte më i arsyeshëm. Si shihet dorëheqja në raste të tilla?

Bajrami: Dorëheqja nuk është vetëm akt moral, por është edhe detyrim ligjor kushtetues. Nuk duhet moraliteti të kërkohet vetëm në vakuume ligjore të funksionimit kushtetues të shtetit. Mendoj se dorëheqja është edhe akt detyrues, për shkak se Kushtetuta është e qartë, për faktin se thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe ekzekutive për secilin, sidomos për bartësit e funksioneve të larta politike. Sepse ne nuk do të mund të kërkojmë respektim të Kushtetutës nga qytetarët nëse institucionet qendrore apo bartësit e tyre nuk e japin shembullin e respektimit të Gjykatës Kushtetuese.

KD: Në rast se presidenti nuk shpreh vullnet për ta respektuar vendimin e Gjykatës, duke u thirrur në argumentin se Kushtetuta e njeh pozicionin e ngrirjes së funksionit në parti, si duhet vepruar atëherë?

Bajrami: Fillimisht dua ta sqaroj. Kushtetuta nuk njeh ngrirje të funksioneve. ǒështë e vërteta, unë ende nuk e kam parë vendimin e Gjykatës, por si duket ajo e ka gjetur faktin se pozicioni i kryetarit të partisë kohë pas kohe nuk ka qenë “i ngrirë”, por ka qenë i riaktivizuar. Nuk e kam ende aktgjykimin e plotë, por nga mediat është parë se gjykatësit e kanë hetuar “institucionin e ngrirjes”, të cilin nuk e njeh Kushtetuta e as legjislacioni. Dhe, si duket as “ngrirja” nuk ka qenë konstante, por e kohëpaskohshme. Janë gjetur momente kur presidenti ka marrë edhe vendime në emër të kryetarit të partisë dhe e ka ushtruar drejtpërdrejt atë. Dhe kjo është një ndeshje e drejtpërdrejtë me dispozitën kushtetuese, e cila kërkon nga presidenti një neutralitet të plotë kushtetues.

KD: Sa kohë mund ta presë Kuvendi presidentin për të dalë me një qëndrim, para se të mblidhet për shkarkim të tij?

Bajrami: Kjo çështje është e rregulluar edhe me Rregullore të Punës së Kuvendit. Fillimisht duhet bërë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e jo vetëm njoftimi. Pastaj ekzistojnë proceduara të rregullta parlamentare të futjes në rend të ditës, dhe në këtë drejtim Kushtetuta, sidomos Rregullorja e Punës së Kuvendit, i qartëson në mënyrë precize procedurat e procedimit të rastit.

KD: Në rast se vjen puna që Kuvendi të mblidhet për ta hedhur në votim shkarkimin e presidentit, ju personalisht, meqë jeni edhe deputet, si do të votonit?

Bajrami: Duke qenë hartues i Kushtetutës, dhe jo vetëm i kësaj kushtetute, duke luftuar për idenë e Kushtetutës dhe idenë për një kulturë kushtetuese që i duhet një vendi të ri, siç është Kosova, pa asnjë dyshim do të vihesha në anën e Kushtetutës. Jo vetëm në rastin konkret, por në çdo rast tjetër që do të mund të ngrihej.

Publikuar: 26.09.2010 | 17:42
Lexuar: 759 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime