E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trajneri i ri ka startuar me punë të dielën në stërvitjen e para ditës, ndërsa ndeshjen debutuese do ta ketë më 3 tetor kundër ekipit të Tikveshit në Bogovinë. Ndihmës i tij do të jetë Sare Vuçevski trajner i portierëve. Futbollisti Arjeton Ziba përsëri kthehet te Drita. Ish trajneri Jeton Beqiri vazhdon të mbetet në strukturat e këtij klubi.
Jusuf Arifi  emėrohet   trajner  pėrgjegjės  nė ekipin Drita tė  Bogovinės
Pas dorëheqjes nga posti trajner i KF Drita të Jeton Beqirit














Shaban Sinani

Pas dorëheqjes së parevekoueshme të Jeton Beqirit nga posti trajneri përgjegjës në ekipin Drita ët Bogovinës, drejtuesit e kësaj skuadra me urgjencë kanë vendosur që pasardhës i tij të jetë profesori i edukatës fizike Jusuf Arifi i cili në këtë skuadër ka punuara edhe më parë.
Jusuf Arifi të dielën startoi me punë në këtë skuadër e cila aktualisht gjendet një situatë të palakmueshme meqë nga gjashtë xhirot e zhvilluara ka të fituara vetëm shtatë pikë me 2 fitore, një barazim dhe tre disfata. “Jam i shumë i vetëdijshëm për sfidat që më presin në ekipin e Drita, mirëpo unë kisha obligim që të pranoj dhe të ndihmojë ekipin Drita me të cilën kam punuar edhe më parë dhe mendoj se kam pasur suksese” ishin fjalët e trajnerit Jusuf Arifi para stërvitjes së parë të tij në detyrën e re.
Jusuf Arifi është një trajner me përvojë pasi më parë ai ka punuar në ekipin Kamjanit , ekip e cila vite me radhë ishte njëra ndër më të organizuarat në ligën e tretë, pastaj ka qene trajner ndihmës në ekipin Shkëndijës , kur e drejtonte Bilbil Sokoli, si dhe trajner i ekipit të rinjve të Shkëndijës me të cilët u bë edhe kampion republikan në kampionatin 1999/2000 me futbollist të cilët tani janë emra të njohur si Burhan Emurllahu, Ismail Ismaili, Mensur Idrizi, Amir Aliu dhe shumë të tjerë. Me ardhjen në postin e ri në ekipin Drita, trajneri përgjegjës Jusuf Arifi ka një detyrë parësore që të siguron ekzistencën kësaj skuadre. Për këtë ai është i vetëdijshëm ndaj edhe tha:”Nuk është e pëlqyeshme për një trajner që të pranojë detyrën në mesin e kampionatit, mirëpo duke pasur para sysh se ekipi bogovinas ka kapacitet, ka kuadër. Ka futbollist cilësor , pranova këtë sfidë dhe me siguri të gjithë së bashku me angazhim maksimal do t’ia dalim. Sa i përket ekzistencës mendoj se nuk do të vinë në shprehje të mendojmë për një gjë të tillë pasi Drita do të gjenet në pjesën e e mesme gjegjësisht në pjesën e epërme të tabelës. Shini janë zhvilluar vetëm gjashtë xhiro të sezonit vjeshtor që do të thotë ka edhe shtatë ndeshje në gjysmë sezonin e parë”
Ardhja e Jusuf Arifit në postin trajner përgjegjës në ekipin Drita për shumë dashamirë të futbollit është pritur shumë mirë, krejt duke e njohur atë si punëtor të vyeshëm në këtë lëmi “Është shumë normale se tani unë duhet të adaptohem në të rreth dhe me këtë strukturë, do të thoja edhe me kushte ekzistuese. Kështu është puna e trajnerit. Megjithatë unë premtojë se do ët punojë me përkushtim pasi e di se bogovinasit e duan klubin, e duan futbollin, dhe dinë të jenë të organizuar”theksoi trajneri Jusuf Arifi.
Me ardhjen e Jusuf Arifit në postin e trajnerit , në këtë ekip pritet të kthehet edhe futbollisti Arjeton Ziba, që do të ishte një ndihmës e madhe për këtë ekip ka mjaft futbollist të rijë.
Sa i përket tani ish trajnerit të Dritës Jeton Beqiri, ai largimin e tij nga posti trajner përgjegjës e ka arsyetuar se i duhet një pushim por edhe më tej mbetet në strukturat e këtij klubi pasi këtë e ka obligim duke ditur se ai është afirmuar edhe si futbollist por edhe si trajner. “Ishte kërkesa ime tek drejtuesit e klubit me të vetmin qëllim që të pushojë një kohë, kur dihet se posti I trajnerit ka sfidat e veta të mëdha. Por unë vazhdoj ë të jem pjesë e kësaj skuadre pasi ky është edhe obligm i imi. Shfrytëzojë rastin që të falënderoj kryesinë e klubit për bashkëpunimin korrekt ndërsa trajnerit ët ri i dëshiroj suksese”.
Dorëheqja e Jeton Beqirit ka ardhur si pasoj e dy disfatave të fundit kundër Lokomotivës në Bogovinë dhe sidomos kundër Euromilk në Shkup, dhe fatmirësisht tani ka një pushim dy javor ku ka kohë për eliminimin e mangësive” tha Jeton Beqiri i cili njëherit premtoj se gjithmonë do të jetë në krahë të trajnerit të ri Jusuf Arifit të cilin edhe vetë e ka pasur trajner dhe e vlerëson shumë.


Jusuf Arifi ka ndjekur seminarin e UEFA “Studi grup” në Bernë të Zvicrës

Jusuf Arifi për një javë ka qëndruar në seminarin që e ka organizuar UEFA në Bernë të Zvicrës kua kanë marrë pjesë 11 trajner nga Maqedonia, pastaj edhe trajner nga Çekia dhe Shqipëria. “Ishte një seminar që kishte të bëjmë me punë e grup-moshave të reja dhe lirishtë mund të them se kemi fituara përvojë shumë të madhe meqë kanë ligjëruar ekspert të njohur të futbollit nga Evropa” tha Jusuf Arifi pas kthimit nga Zvicra . Duhet të theksojmë se trajneri Jusuf Arifi i cili një kohë të gjatë punon me futbollin është njohës i mirë i rrethanave të futbollit në këtë nënqiell dhe posedon licencë “B” për trajner të futbollit

Publikuar: 26.09.2010 | 23:05
Lexuar: 625 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime