E mërkurë, 1.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm Diellza filloi punën si modele, duke reklamuar produkte të ndryshme dhe duke qenë një ndër imazhet më të preferuara në Kosovë e më gjerë.
Zhvishet Diellza Kolgeci




Ka kalur një kohë e gjatë që kur Diellza fitoi kurorën e më të bukurës në mbarë Kosovën, në një eveniment të organizuar nga një revistë atje, por e përkrahur edhe nga institucionet vendore. Atë kohë ajo përfaqësoi vendin e saj në shumë evente të bukurisë në mbarë botën, duke u cilësuar si një nga femrat më të bukura atje dhe gjithashtu duke fituar çmimet për linjat trupore më të mira.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm Diellza filloi punën si modele, duke reklamuar produkte të ndryshme dhe duke qenë një ndër imazhet më të preferuara në Kosovë e më gjerë. Bukuria dhe linjat trupore akoma më shumë shtonin interesimin e publikut për këtë femër. Pas modelimit, ajo filloi jetën e saj si aktore në krah të artistit të madh kosovar, të të ndjerit Faruk Begolli, filmi i të cilit i shtoi akoma më shumë popullaritetin vajzës së ekraneve.

Zhvishet Diellza Kolgeci
Më vonë po ashtu si pasion, Diellza filloi të merret dhe me muzikë, por në këtë drejtim nuk kishte dhe aq sukses edhe pse realizoi disa këngë, mes të cilave dhe një klip, të cilin e xhiroi në Egjipt. Të gjitha këto gjëra, në shumë intervista ajo i cilësoi si hobi, ndërsa si profesion primar thekson se ka avokaturën, degë në të cilën ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke mos lënë mënjanë dhe studimet, të cilat i ka mbaruar për modë në “Fashion Institue of Tecnology”.

“Diellza është tip i femrës ambicioze, që nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimin që ka”, theksojnë ata që e njohin nga afër bukuroshen kosovare, duke shtuar më tej se është në lidhje serioze me basketbollistin Edis Kuraja, me të cilin ka një diferencë moshe rreth 4-5 vjet dhe Edisi është i dashuruar marrëzisht mbas Diellzës. Pas gjithë punëve rreth modelimit, aktrimit dhe muzikës, ajo hapi dhe një organizatë me të cilën synonte të futej në politikë, por momentalisht kjo organizatë nuk është aktive sa duhet në Kosovë.

“Diellzës një herë i kujtohet t’i hyjë politikës, herën tjetër të botojë libër autobiografik, bën sfilata të ndryshme mode dhe po ashtu ka edhe një butik të vetin ku shet rrobat e dizajnuara personalisht”, flasin miq të afërm të saj. Diellza së bashku me të dashurin Edisin, kanë kaluar pushimet verore në bregdetin e Ulqinit, ndërsa ne kemi siguruar foto të nxehta të “Miss Kosovës”, të cilat e shfaqin me linja tepër perfekte. (blerand rexhepi)

Publikuar: 27.09.2010 | 09:04
Lexuar: 5257 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Bekim (27/09/2010 10:29:00) Pse a "Sefte" e ka aaaa ?
ARBENITA (25/11/2010 15:52:55) shume mire diellza kolgeci
bosi (15/02/2011 22:15:59) je shume sexsi
ARTAN (02/01/2012 10:52:16) VETEM SHYHRETE BEHLULI MET PA U ZHVESHH BEE

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime