E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bazë të rezultateve jo të plota, Kadima në përbërjen e ardhshme të Knesetit do të ketë 28 deputetë, përderisa Likud 27. Në vend të tretë plasohet partia ekstreme djathtiste Shtëpia jonë Izraeli (Izrael Bejtenu) në Avigdor Liberman me 15 deputetë, përderisa e katërta është partia Laburiste (Avoda) e ministrit të Mbrojtjes Ehud Barak, e cila në përbërjen e ardhshme parlamentare do të ketë 13 vende deputetësh.
Kadima fitoi zgjedhjet parlamentare nė Izrael













Partia Qendrore, Përpara (Kadima) e ministres izreaelite të Punëve të Jashtme, Cipi Livni fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Izrael.

Sipas 99 për qind të fletëvotimeve të numëruara, Kadima ka fituar 22,9 për qind të votave, përderisa rivali i saj kryesor, partia konservatore Konsolidimi (Likud) e ish-kryeministrit Benjamin Netanjahu ka fituar 21,8 për qind.

Në bazë të rezultateve jo të plota, Kadima në përbërjen e ardhshme të Knesetit do të ketë 28 deputetë, përderisa Likud 27. Në vend të tretë plasohet partia ekstreme djathtiste Shtëpia jonë Izraeli (Izrael Bejtenu) në Avigdor Liberman me 15 deputetë, përderisa e katërta është partia Laburiste (Avoda) e ministrit të Mbrojtjes Ehud Barak, e cila në përbërjen e ardhshme parlamentare do të ketë 13 vende deputetësh.

Pas kumtimit të rezultateve të para zgjedhore, Livni shpalli fitoren e partisë së saj, duke paralajmëruar se ajo do të jetë kryeministrja e ardshme izraelite.

"Sot populli e zgjodhi Kadimën...Ne do ta përbëjmë qeverinë e ardhshme, të kryesuar nga Kadima", potencoi Livni.

Ajo i bëri thirrje Netanjahut dhe Likudit të tij të jenë pjesë e "qeverisë së ardhshme të unitetit kombëtar", të kryesuar nga ajo.

Por Netanjahu, nga ana e vet deklaroi se Likud ka fituar mjaft vota në zgjedhje për të formuar shumicë në Kneset, duke theksuar se ai, me "ndihmën e Zotit", do të jetë kryeministri i ardhshëm i Izraelit.

Liberman, partia e të cilit pas këtyre zgjedhjeve u bë forca e tretë politike në Izrael, deklaroi se Izrael Bejtenu do të mund të formojë qeveri të koalicionit edhe me Kadimën edhe me Likudin.

Komisioni qendror zgjedhor sot duhet t'i kumtojë rezultatet e plota, ndërsa brenda 18 shkurtit edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas çka do të fillojë procedura për zgjedhje të qeverisë së re.

Në pajtim me Kushtetutën, presidenti izraelit e zgjedh mandatarin për përbërje të qeverisë së re, i cili sipas traditës është lideri i partisë më të numërt në Kneset. Mandatari pas kësaj ka afat prej 42 ditësh të formojë Qeverinë, e cila duhet ta fitojë besimin e Parlamentit. Nëse nuk e arrin këtë, e kthen mandatin dhe shefi i shtetit propozon mandatar të ri.

Në historinë e Izraelit deri më tani asnjë parti individualisht nuk ka pasur shumicë në Kneset dhe të gjitha qeveritë izraelite kanë qenë në koalicion.

Publikuar: 11.02.2009 | 17:15
Lexuar: 386 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime