Ndërkohë, në kategorinë tjetër të këtij festivali, atij të metrazhit të mesëm, që ky festival e ka lansuar për herë të parë në këtë edicion, është shfaqë filmi Si qeni nrrush, me regjisorë: Driton Hajredini e Yll Citaku, që është rrumbullakuar për 40 minuta.
Ardianë Pajaziti
Na putu, filmi i Bosnjë e Hercegovinës, në regji të Jasmila Zbaniqit dhe Lufta mbaroi, i Mitko Panov nga Shqipëria, ishin filmat e kategorisë garuese që janë shfaqur në mbrëmjet e radhës, në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar PriFilmFest, që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Filmi Na putu, që ka pas premierën në festivalin e Filmit në Berlin, tashmë ka zbritur edhe në Kosovë, film i cili është pëlqyer jashtë mase edhe nga audienca kosovare. Premiera është dhënë në festivalin e Berlinit këtë vit, ka thënë para gazetarëve Zbaniq, e cila ka bërë të ditur se realizimi i këtij filmi i ka kushtuar me tre vjet kohë, duke pasur parasysh përgatitjen e skenarit, por edhe të koproduksionit, pasi që kanë qenë të involvuar: Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Gjermania dhe Austria.
E kemi pasur premierën në festivalin Berlinale, dhe është shfaqur në vende të ndryshme të Evropës, ka thënë më pas ajo, e cila ka treguar edhe për shtrirjen e gjerë të aktorëve, të cilët përfshihen nga të gjitha anët e ish- Jugosllavisë, duke përfshirë edhe aktorin kosovar, Alban Ukaj.
Ndërkaq, filmi i radhës që është prezantuar në këtë edicion, Lufta mbaroi, është prezantuar për audiencën kosovare nga aktorët po ashtu kosovarë: Armond Morina, Sheqerie Buqaj, Myzafer Etemi, Enver Petrovci, Selman Lokaj dhe Sulejman Lokaj
Ndërkohë, në kategorinë tjetër të këtij festivali, atij të metrazhit të mesëm, që ky festival e ka lansuar për herë të parë në këtë edicion, është shfaqë filmi Si qeni nrrush, me regjisorë: Driton Hajredini e Yll Citaku, që është rrumbullakuar për 40 minuta.
Për këtë premierë botërore të këtij filmi të metrazhit të mesëm, regjisori Driton Hajredinaj ka vlerësuar se kanë qenë më fat, duke pasur parasysh përfundimin e filmit dhe mundësinë e prezantimit në këtë festival.
Jam shumë i kënaqur si ka shkuar filmi mbrëmë, edhe organizimet, reagimet e para kanë qenë të mira. Vetëkënaqësia ska vend tek unë, mund të jetë dhe më mirë por reagimet e shikuesve kanë qenë të mira. Do të aplikojmë për vitin e ardhshëm që ta shfaqim në festivale, sepse kjo është mënyra më e mirë me shfaq filmin, ka thënë Hajredinaj.
Në anën tjetër, organizatori i këtij festivali Fatos Berisha, pas suksesit të lansimit të metrazhit të mesëm në këtë festival, por jo në kategorinë garuese, ka thënë se prej vitit të ardhshëm kategoria e metrazhit të mesëm do të jetë garuese. Ka qenë viti i parë dhe e kemi bërë vetëm si prove prezantimin e filmave pasi që edhe reagimet e kineastëve kanë qenë të mira sepse kanë aplikuar goxha shumë, e kemi parë interesimin dhe është një hapësirë e mirë për ata që punojnë filma të metrazhit të mesëm, ka thënë Berisha. Në kuadër të këtij edicioni, janë duke u shfaqë edhe shuma filma në
projeksionin special, retrospektiva italiane, sikurse që janë duke u shfaqë edhe filma në kategorinë In Memoriam, që i kushtohet të ndjerit Bekim Fehmiu, ku edhe po shfaqen filmat e tij.