Marrëveshja është nënshkruar në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim të firmosur midis Bursës së Maqedonisë dhe Bullgarisë në vitin 2003, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mltejshëm të tregjeve kombëtare të kapitalit dhe nxitjes së ndërsjellë të aktiviteteve të investitorëve portfolio nga Bullgaria dhe Maqedonia në të dyja tregjet.
Bursa e Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Sofje nënshkruan Marrëveshje për këmbim të të dhënave nga tregtimi dhe publikimi i tyre në vazhdimësi në ueb-faqet e bursave. Marrëveshjen e nënshkruan Ivan Shteriev, drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë dhe Asen Jagodin, kryetar i Këshillit të drejtorëve të Bursës së Bullgarisë.
Marrëveshja është nënshkruar në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim të firmosur midis Bursës së Maqedonisë dhe Bullgarisë në vitin 2003, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mltejshëm të tregjeve kombëtare të kapitalit dhe nxitjes së ndërsjellë të aktiviteteve të investitorëve portfolio nga Bullgaria dhe Maqedonia në të dyja tregjet.
Siç njoftoi Bursa e Maqedonisë, me Marrëveshjen parashikohet që në bazë ditore, pas përfundimit të tregtimit, të këmbehen të dhëna për vëllimin e tregtimit sipas segmenteve tregtare dhe instrumenteve financiare, kapitalizimi tregtar, lëvizja e indeksave kryesorë të bursave dhe çmimet e disa letrave me vlerë në të dy bursat. Njëherit, në nivel ditor në ueb-faqet e të dy bursave do të përllogariten dhe publikojnë më shumë tregues financiarë për 10 letrat më likuide me vlerë në të dy tregjet.
Nga Bursa paralajmërojnë se këtij projekti do t'i bashkangjitet edhe Bursa e Beogradit, që do të mundësojë zgjerim rajonal plotësues të këmbimit të të dhënave të bursave