E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia në Gjermani shikon mbështetës të fuqishëm për procesin e saj eurointregrues, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Ivica Bocevski, pas takimit të sotëm në Berlin me drejtorin e Shtabit për planifikim në MPJ-në gjermane, Markus Ederer.
Gjermania ėshtė mbėshtetėse e integrimit tė Maqedonisė
















Marrëdhëniet e Maqedonise dhe Gjermanise janë të shkëlqyera, megjithatë akoma ka hapësirë për sendërtim të tyre. Maqedonia në Gjermani shikon mbështetës të fuqishëm për procesin e saj eurointregrues, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Ivica Bocevski, pas takimit të sotëm në Berlin me drejtorin e Shtabit për planifikim në MPJ-në gjermane, Markus Ederer.

"Në të gjitha takimet e mia në Bundestag, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, si dhe në institucionet tjera gjermane, fokusi do të jetë në çështjet politike të ndërlidhura me integrimin evropian të Maqedonisë, respektivisht do të flitet për përgatitjet për zgjedhjet, liberalizimin e vizave dhe për akreditimin e ardhshëm për programin IPA", tha Bocevski.

Ai, theksoi se Maqedonia në Gjermani gjithmonë ka pasur përkrahës të fuqishëm dhe se shpreson që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Vizita në Berlin është kyçe për shkak se paraqet një nga qendrat e Bashkimit Evropian dhe të integrimit evropian, ndërsa rrëfimi evropian i Maqedonisë është absolutisht i pamundur pa pjesën gjermane në të", theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë.

I pyetur nëse ka marrë vërtetim për mbështetjen gjermane ndaj orvatjeve të Maqedonisë për integrimin në BE, Bocevski tha se Gjermania është shtet serioz, e cila ka mbështetje konzistente për perspektivat e Maqedonisë për integrimin evropian. Ai theksoi se nga pala gjermane në takimet është theksuar se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe vendore në Maqedoni duhet të jenë tërësisht të qeta dhe demokratike.

"E dëgjuam atë që edhe ne vetë e pohojmë se zgjedhjet janë investim shumë i madh për të ardhmen e Maqedonisë që të lejojmë çkado qoftë të ndaloje mes Republikës së Maqedonisë dhe integrimin evropian, përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme", theksoi Bocevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse zgjedhjet janë çelësi për liberalizimin e vizave dhe marrjen e datës për negociata, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane tha se liberalizimi i vizave bazohet në kriteret dhe në plotësimin e udhërrëfyesve, ndërsa këtu siç theksoi, Republika e Maqedonisë ka dosje të pastër.

"Me zbatimin e zgjedhjeve të pastërta, korrekte dhe demokratike hapet një kapitull i ri dhe mundësi e re për integrimin evropian të Maqedonisë dhe ne kemi qëllim ta shfrytëzojmë këtë mundësi", tha Bocevski.

Lidhur me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE, zëvendëskryeministri Bocevski theksoi se nuk është mirë parakohe të jepen parashikime.

"Momentalisht ekziston një faktor subjektiv, i cili është jashtë kontrollit, e ai është pozicioni i fqiut tonë jugor, për shkak së cilës konsideroj se nuk është mirë të jepen parashikime për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në", theksoi Bocevski.

Ai sot në Berlin takohet edhe me kryetarin e Komisionit për punë të brendshme në Bundestagun gjerman, Sebastijan Edati, si dhe me Uve Korsepius, drejtor i Sektorit për çështje evropiane në Qeverinë federale të Gjermanisë. Sonte Bocevski do të ketë takim me mërgimtarët e Maqedonisë në Gjermani.

Për nesër janë planfikuar takime me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme dhe të Grupit punues të grupit të deputetëve të CDU/CSU për BE në Bundestagun gjerman, Rupreht Polenc dhe Mihael Shtibgen, me ministrin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ginter Gloser, si dhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë gjermane të Drejtësisë, Luc Divel

Publikuar: 11.02.2009 | 18:19
Lexuar: 1175 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
9941331631 (27/01/2011 12:02:05) hi call me 9941331631 i lovie you

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime