E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Direktiva, sipas drejtorit të Drejtorisë për Mjedis Jetësor Filip Ivanov, i bashkon politikat për mbrojtjen e mjedisit jetësor në nivel të vendeve të BE-së dhe paraqet bazë për kontroll të ndotjes industriale.
Nė Maqedoni zbatohet direktiva pėr pengim tė integruar dhe kontroll tė ndotjes










Këmbimi i përvojave dhe diturisë në implementimin e Direktivës për pengim të integruar dhe kontroll të ndotjes, e cila me 98 për qind është e inkorpuruar në ligjislacionin kombëtar në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i punëtorisë së sotme për pengim të integruar dhe kontroll të ndotjes.

Direktiva, sipas drejtorit të Drejtorisë për Mjedis Jetësor Filip Ivanov, i bashkon politikat për mbrojtjen e mjedisit jetësor në nivel të vendeve të BE-së dhe paraqet bazë për kontroll të ndotjes industriale.

"Implementimi i direktivës bazohet në vendosjen e teknikave më të mira qasëse me të cilat ngrihen standardet në instalimin për kontroll dhe pengimin e ndotjes. Kjo do të thotë se implementimi i përgjthshëm i saj do të sjellë deri te ngritja e nivelit të mbrojtjes së mjedisit jetësor si në vendet e BE-së", tha Ivanov në hapjen e punëtorisë.

Në shtet, siç informon, janë dhënë më shumë se 15 leje integruese ekologjike, edhe aq janë në procedurë.

"Kjo na vendos në radhën e vendeve të cilat intensivisht e implementojnë direktivën për pengim të integruar dhe kontroll të ndotjes", tha Ivanov.

Punëtoria mbahet sot dhe nesër në suaza të TAIEX. Programi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Publikuar: 27.09.2010 | 14:49
Lexuar: 590 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime