E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shendetësia kosovare nuk pati rast që ta njeh e as ta provojë edhe aq në detyrë ministrin e ri të saj, Bujar Bukoshin. Me gjasë ajo do të mbetet me këtë merak edhe më tej, pasi që Ish Kryeministri i Kosovës në ekzil dhe tashti Ministri i Shëndetësisë është duke u marrë aktivisht me politikë partiake - dhe jo aq me shendetësi.
Ministėr ose kandidat


Astrit Gashi

Shendetësia kosovare nuk pati rast që ta njeh e as ta provojë edhe aq në detyrë ministrin e ri të saj, Bujar Bukoshin. Me gjasë ajo do të mbetet me këtë merak edhe më tej, pasi që Ish Kryeministri i Kosovës në ekzil dhe tashti Ministri i Shëndetësisë është duke u marrë aktivisht me politikë partiake - dhe jo aq me shendetësi.

Kur mori postin e ministrit, Bukoshi ishte kritik ndaj gjendjes së shendetësisë kosovare. Por nuk premtoi më shumë se angazhim dhe vullnet të tij për të zgjidhur ato probleme që janë të zgjidhshme. Kjo modesti e tij publike, ishte pikërisht ajo që rriti pritjet. Por, përveç shkarkimit tw ngutshwm dhe pa fakte të mjaftueshme të drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriut, për çka këtë e ktheu në punë komisioni disiplinor dhe vënjes nën hetime nga EULEX-it të Këshilltarit të tij Ilir Tolajt, shendëtësia e udhëhequr nga Bukoshi nuk ka përbërë lajme që do të përmbushnin pritjet nga resori që ai mori të drejtonte. Për ta shënuar këtu është edhe dorëzimi i një dosjeje dyshimesh për korrupcion nga pararendësi(t)- por asgjë më shumë.

Do të ishte relaksuese që shendëtësia kosovare të mos përbëjë lajm sikur gjërat të kishin filluar të përmirësohen sado pak dhe vërejtshëm. Por shëndetësia nuk përbën lajm as pozitiv dhe as negativ, për shkak se muajve të fundit ajo nuk ka ministër i cili do të merrte vendime dhe veprime qoftë edhe të gabueshme. Gjendja në këtë sektor vetëm ka shkuar duke u degraduar. Ky është fakt- i pëlqeu dikujt a jo.

Bujar Bukoshi, ka të drejtë të merret me politikë, dhe rikandidimi i tij për kryetar të LDK- e më ketë edhe rikthimi i tij në skemën e përgjithshme politike të vendit, është mirëpritur nga secili që nuk e sheh si konkurrent. Ai ka guxim, hap debat si dhe e ngjallë skenën politikë e cila qe sa kohë është molisur nga shkujdesi i tëpërt politik, për të mos thënë asgjë sepse humb shanset dhe privilegjet politike. Sikur edhe kundërshtarët e tij që nuk kanë të drejtë të mbajnë disa poste në të njejtën kohë e as që t'ia ndalojnë kandidaturën politike, poashtu edhe Bukoshi nuk ka të drejtë që të lë anash një ministri, ndër më të ndieshmet në Qeveri- ndërsa tërë kohën të punojë për të arritur në krye të LDK-së.

Është një sjellje jo edhe aq e hijshme për të mos thënë e papërgjegshme, për një ministër, që muaj të tërë t'i shpenzojë në diskutime e plane për të garuar për kryetar të LDK-së, ndërsa javëve të fundit veprimet dhe deklarimet e tij publike t'i orientojë tërësisht drejt fitimit të postit të LDK-së, e të angazhohet fare pak në sektorin për të cilin qytetarët, kanë aq shumë nevojë. Nuk është e thënë që një ministër të mos merret edhe me “çështje madhore politike” apo të rrijë në punë në ministri tetë orë e më shumë, por është e patolerueshmë që të ai të shpenzoj kohën më të madhe të mendimit dhe veprimit të tij për punë jashtë sektoriale, qoftë kjo edhe kandidaturë për Kryetar të një partie me peshë politike në vend.

Sa për rikujtesë, nëpër qendrat spitalore të Kosovës vazhdon të mbizotëron kaosi, pacientët vdesin nga moskujdesi, mungesa e barnave elementare, dhënie-marrja e mitos në këmbim të shërbimit më të mirë nga mjekët e stafi teknik... Të gjithë këta të paknaqur me rrogat poshtëruese. Të mos angazhohesh shumë për të zgjedhur këto probleme, aq sa janë të zgjidhshme ato, nuk i sjell Bukoshit bagazh politik me të cilin ai do të bind opinionin se është njeri që meriton kreun e politikës. Por efekti mund të jetë i kundërt. Sepse do të humbasë poena politikë në garën për shef të LDK dhe në garat e tjera që mund të vijnë.

Për hatër të shendetësisë kosovare së cilës i duhet një ministër aktiv, dhe për hatër të interesave të tij personale politike, Bukoshi do të duhej të zgjedhte një rrugë. Atë të Ministrit të Shendetësisë apo atë të Kandidatit për Kryetar të LDK-së. Nëse jo për fitore, që së paku të mos humb në të dy anët. Sepse gara për LDK-në vetëm sa ka filluar. Dhe do të zgjasë me muaj e muaj të tërë. Kurse gara për shpëtimin e jetërave të njerëzve dhe me këtë edhe përmirësimin e shëndetësisë- zhillohet çast për çast, ditë për ditë, javë për javë dhe muaj për muaj. Bukoshi do bwnte mirw duke zgjedhtur: Ministër Shëndetësie apo Kandidat për Kryetar të LDK-së.

Publikuar: 27.09.2010 | 14:53
Lexuar: 269 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime