E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Derisa Slloveninë po e tronditë kriza ekonomike, një organizatë joprofitabile vendosi të hapë dyqane të cilat do të ofrojnë prodhime me çmime shumë të ulëta për njerëzit me të ardhura të ulëta, publikoi sot "Dnevniku" i Lubjanës.
Nė Slloveni hapen SOS dyqane pėr tė varfėrit














Derisa Slloveninë po e tronditë kriza ekonomike, një organizatë joprofitabile vendosi të hapë dyqane të cilat do të ofrojnë prodhime me çmime shumë të ulëta për njerëzit me të ardhura të ulëta, publikoi sot "Dnevniku" i Lubjanës.

Sipas gazetës, organizata "SOS kooperativ" do ta hapë dyqanin e parë SOS në Lubjanë, ndërsa do të bashkëpunojë me Entin shtetëror për punësim dhe mbrojtje sociale, i cili do t'u japë kartela qytetarëve me të drejtën e produkteve të lira, transmetojnë mediat sllovene.

Pritet çmimet e produkteve në SOS dyqanet të jenë 60 deri në 70 për qind më të ulëta në krahasim me objektet e tjera me pakicë, ndërsa përveç kryqytetit të Sllovenisë, dyqanet e para do të hapen në Maribor dhe Murska Sobota.

Ushqim do të porositet për ata të cilët nuk do të munden vetë të vijnë deri tek dyqanet, derisa në lagjet rome do të kalojë njësia mobile, thekson gazeta me vërejtjen se për më të varfërit do të përgatiten pako të veçanta.

"Dnevnik" gjithashtu shkruan se në projekt do të kyçet prodhuesi i bukës dhe brumërave "Zhito" dhe qumështorja "Qumshtorja e Lubjanës". Organizata "SOS kooperativ" i bëri thirrje edhe dy zinxhirëve dhe kompanive të mëdha tregtare për përpunimin e mishit dhe frutave që të bashkangjiten në këtë projekt, por këto marrëveshje akoma nuk janë arritur.

"SOS kooperativa" shpreson se në punën e dyqanit do të ndihmojnë edhe vullnetarë, me qëllim që të kursehen më shumë para, gjithashtu ata duan të nxisin krijimin e vendeve të reja të punës nëpër kompanitë të cilat do t'i furnizojnë SOS dyqanet.

Publikuar: 11.02.2009 | 19:00
Lexuar: 711 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime