Drogba u bashkua me klubin londinez në vitin 2004 për 24 milionë funte, kurse që nga ardhja e tij Çelsi fitoi tre tituj të kampionit në Ligën Premiere.
Kur kam nënshkruar kontratën e re me Çelsin gjithmonë kam thënë se dua ta përfundoj karrierën këtu. Por, jam i vetëdijshëm se në futboll mund të ndodh gjithçka. Derisa luaja për Marsejën kam thënë se do të doja që aty ta përfundoja karrierën, por më pas gjithçka ndryshoi, ka theksuar Drogba, i cili ka kontratë të vlefshme me Çelsin deri në vitin 2012.
Drogba u bashkua me klubin londinez në vitin 2004 për 24 milionë funte, kurse që nga ardhja e tij Çelsi fitoi tre tituj të kampionit në Ligën Premiere.
Dy tituj e parë u fituan nën drejtimin e Hose Murinjos, kurse prej se ky i fundit mori drejtimin e Real Madridit emri i sulmuesi të Bregut të Fildishtë përmendet për një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.