E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën e ka çmuar si akt të lart moral dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu nga pozita e presidentit të vendit.
Kryesia e LDK-sė ēmon aktin moral tė dorėheqjes sė Sejdiut





Kryesia e LDK-së nëpërmjet një njoftimi për media, vlerëson se dorëheqja e presidentit Sejdiu është një akt i sakrificës së tij për interesat madhore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, përkrahjen e të cilëve ai e pati gjithmonë.

Kryesia e LDK-së vlerëson se presidenti Sejdiu, gjatë kohës së udhëheqjes se vendit, ka punuar me urtësi, dije dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Megjithëse presidenti Sejdiu ka marrë vetëm një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo aktgjykimin e saj, siç do të duhej, ai ka dhënë dorëheqje duke dëshmuar edhe një herë dhe shumë fuqishëm devotshmërinë e tij të madhe për shtetin tonë dhe të ardhmen e tij euroatlantike.
”Presidenti Sejdiu e ka marrë udhëheqjen e vendit në një moment tepër të ndjeshëm, pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Sejdiu e ka vijuar politikën e urtë dhe largpamëse të presidentit Rugova, duke u prirë me vizion proceseve të vështira politike në vend”, thuhet në këtë njoftim.

Publikuar: 27.09.2010 | 18:29
Lexuar: 358 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime