E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Institucionet më të larta të vendit janë të vendosura, së paku në aspektin deklarativ, që në takimet rajonale të mos marrin pjesë nën logon e UNMIK-ut.
CEFTA getoizoi Kosovėn




Që nga shpallja e pavarësisë e deri në mendimin e GJND-së, Kosova vazhdon të sfidohet nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në forumet e larta në nivel rajonal. Situatën e bëjnë edhe më të komplikuar dhe në disfavor të ekonomisë së vendit bllokadat që paraqesin Serbia dhe Bosnja, për shkak të ndërrimit të vulave të doganave nga ato të UNMIK-ut në ato të Kosovës, ndërsa vazhdon të rrezikohet edhe marrja e kryesimit të CEFTA-s vitin e ardhshëm. Madje, hapur këtë e tha Milosh Bugarini, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, i cili aktualisht kryeson CEFTA-n. Ai tha se Serbia ka mekanizma të ndalë marrjen e kryesimit të kësaj organizate nga ana e Kosovës. “Përfaqësuesit e Prishtinës marrin pjesë në punën e CEFTA-s, por vetëm nën logon UNMIK-Kosovo dhe kështu do të mbetet. Vendimin për kryesimin duhet ta marrin të gjithë anëtarët njëzëri”, tha Bugarin, kohë më parë për mediet serbe.

Zyrtarët e lartë evropianë kanë ritheksuar në deklaratat e tyre se raportet e mira ndërfqinjësore janë kusht i integrimit të secilit vend aspirant në familjen evropiane. Ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka-Pula, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Energjisë nëse i kërkohet që të përfaqësojë Kosovën nën logon e UNIMIK-ut. Të premten ajo ka braktisur takimin e tetë të Këshillit Ministror të TKE-së, të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (TKE) në kryeqytetin maqedonas, Shkup, për shkak të përfaqësimit të Kosovës nën logon e UNMIK-ut. Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, thotë se marrja e kryesimit të CEFTA-s është një temë aktuale, e cila meriton një pragmatizëm shumë më të madh institucional. Ky institucion kohë më parë ka dhënë rekomandime ku ka kërkuar azhurnim institucional në implementimin e kësaj marrëveshje. Ai është skeptik që Kosova do të arrijë të marrë kryesimin e CEFTA-s, pasi, sipas tij, ka ngecje në implementimin e marrëveshjes. “Kosova jo vetëm që ka ngecur në implementimin e marrëveshjes së CEFTA-s, jo që kemi humbur në aspektin ekonomik, ku ekonomia kosovare është getoizuar dhe vlerat e Kosovës nuk depërtojnë askund në vendet anëtare të CEFTA-s”, tha Gërxhaliu për "Kosova Sot".

Publikuar: 27.09.2010 | 19:08
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime