Në një ceremoni me këtë rast zhvilluar në Komunën Margegaj, morën pjesë drejtues të pushtetit vendor si Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit z.Nuredin Ahmeti, Kryetari i Komunës Margegaj Z.Rexhë Byberaj, përfaqësues të Qarkut të Kukësit dhe drejtuesit më të lartë të Eagle Mobile.
Eagle Mobile është operatori i parë në vend që ka mbuluar me sinjal zonën e Valbonës në Tropojë.
Pas një pune kolosale në dhjetë muajt e fundit, Eagle Mobile ka mbuluar zonën me sinjal duke u sjellë shërbimet bazë dhe internetin banorëve të kësaj zone.
Në një ceremoni me këtë rast zhvilluar në Komunën Margegaj, morën pjesë drejtues të pushtetit vendor si Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit z.Nuredin Ahmeti, Kryetari i Komunës Margegaj Z.Rexhë Byberaj, përfaqësues të Qarkut të Kukësit dhe drejtuesit më të lartë të Eagle Mobile.
Kryetari i Komunës Margegaj, Rexhë Byberaj tha se ka dhjetë vjet që banorët e kësaj zone kanë kërkuar mbulimin e zonës me sinjal dhe shërbime.
Sipas z.Byberaj komunikimi me celular në këtë zonë do të jetë ndihmesë e madhe edhe për të moshuarit, të cilët do të arrijnë të komunikojnë më fëmijët dhe të afërmit e tyre që punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.
Gjate fjales se rastit, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin tha se Eagle ka punuar me përkushtim që në një kohë rekord të mbulojë këtë zonë.
Për ne qytetarët janë të njëjtë dhe kanë të drejtë të kenë shërbimet më të mira dhe të të fundit si në Tiranë, Korçë, Sarandë apo këtu në Valbonë. Ne japim të njëjtat shërbime për ta, me të njëjtën cilësi të lartë. Jam i gëzuar që jemi operatori i parë që sjell këtë shërbim në këtë zonë kaq të rëndësishme turistike por edhe që lidh veriun e Shqipërisë me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi si dhe me Gjakovën në Kosovë tha z.Taskin.
Nderkohe Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile deklaroi po ashtu se Eagle Mobile është operatori i parë që mbulon tërësisht edhe rrugën e re të Kosovës. Është kënaqësi për mua të konfirmoj se rruga Tiranë Morinë është mbuluar tërësisht në një kohë rekord dhe se Eagle Mobile është i pari operator që jep sinjal të pandërprerë në tunelin e Kalimashit tha z.Taskin.(bw)