E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Granti është miratuar në bazë të aplikimit të suksesshëm nga ana e Ministrisë në konkurrim të mbi 80 aplikimeve në vend në të cilat qeveria holandeze u mundëson shfrytëzimin e ndihmës financiare. Ministria e shëndetësisë do të marrë pjesë në realizimin e projektit për rikonstruimin e enteve publike-shëndetësore, si dhe përmes mjeteve nga programet vjetore të Ministrisë", theksoi Osmani.
Me grantin holandez do tė pėrmirėsohen shėrbimet shėndetėsore pėr fėmijėt dhe gratė shtatzėna










- Qeveria holandeze Ministrisë së Shëndetësisë i miratoi grant prej tetë milionë dollarësh për realizimin e projektit për përmisimin e patronazhit të shërbimeve shëndetësore, në qendrat shëndetësore për imunizim dhe kontrollet parandaluese shëndetësore të fëmijëve, si dhe në të gjitha spitalet gjinekologjike në Republikën e Maqedonisë, tha sot në konferencën për mediat ministri Bujar Osmani.

Kufijtë kohorë për realizimin e projektit janë tre vite, ndërsa fillimi pritet deri në fund të vitit.

"Granti është miratuar në bazë të aplikimit të suksesshëm nga ana e Ministrisë në konkurrim të mbi 80 aplikimeve në vend në të cilat qeveria holandeze u mundëson shfrytëzimin e ndihmës financiare. Ministria e shëndetësisë do të marrë pjesë në realizimin e projektit për rikonstruimin e enteve publike-shëndetësore, si dhe përmes mjeteve nga programet vjetore të Ministrisë", theksoi Osmani.

"Me këtë konstruksion financiar të rëndësishëm", theksoi ai "mundësohet vendosja e sistemit gjithpërfshirës dhe integrues për mbrojtjen shëndetësore me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe cilisinë e shërbimeve shëndetësore për gratë shtatëzëna dhe fëmijët në Republikën e Maqedonisë, si dhe përmirësimin e shprehive të tyre shëndetësore".

"Me realizimin e projektit do të mundësohet edukim mjekësor i vazhdueshëm i të gjithë punonjësve shëndetësorë, qendrave shëndetësore për imunizim dhe maternitetet në vend, rinovim të plotë dhe pajisje të materniteteve në vend, furnizim me 75 automjete të terrenit për shërbimin e patronazhit dhe qendrave shëndetësore për imunizim, rinovimin e pajisjeve për ruajtjen dhe transportin e vaksinave, vendosjen e sistemit të integruar informativ etj", theksoi Osmani.

Ai shtoi se realizimi i projektit do të mundësojë edhe kursim të rëndësishëm financiar në sistemin shëndetësor nga dy milionë dollarë në vit.

Ambasadorja holandeze Simeone Filipini tha se granti është tregues i mjaftueshëm për besimin që Qeveria holandeze ka në Ministrinë e Shëndetësisë.

"Shpresoj se qytetarët të cilëve u mungojnë disa kushte themelore nga aplikimi i mbrojtjes shëndetësore me këtë projekt do të fitojnë kushte më të mira. Me projektin do të përmisohen kushtet e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, si dhe ata të cilët jetojnë në bashkësitë rurale dhe të pakicave të cilat do të kenë qasje deri te shërbimet themelore shëndetësore. Pas zbatimit të projektit nënat, gratë shtatzëna dhe fëmijët do të kenë përkujdesje më të mirë", shtoi Filipini.

Shefi i Zyrës së UNICEF në Shkup, Shelldon Jet theksoi se Qeveria holandeze me këtë ndihmë të madhe do të bëjë shumë për përmirësimin e statusit të nënës dhe fëmijëve në shtet.

Publikuar: 27.09.2010 | 22:01
Lexuar: 436 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime