Subjektet më të suksesshme afariste nga sektori për turizëm dhe hotelieri janë zgjedhur në propozim të odave dhe shoqatave, si dhe në bazë të informatave nga komisionet për kategorizimin e objekteve hotelierike dhe për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik.
- Në kuadër të projektit "Mirënjohje për më të suksesshmit", e me rastin e Ditës botërore të turizmit, Ministria e Ekonomisë u ndau pllaketa inkaming agjencive më të sukseshme turistike, hoteleve dhe restoranteve për vitin 2010.
Për inkaming agjenci më të sukseshme turistike për këtë vit janë shpallur "Vis poj" dhe "Lets Travel Balkans" nga Ohri dhe "Kompas" nga Shkupi, te hotelet pllaketa fituan "Metropol" nga Ohri, "Radika" nga Leunova dhe "Vip" nga Shkupi, ndërsa te restorantet "Vodenica" dhe "Oreov lad" nga Shkupi dhe "Tivoli" nga Tetova.
Subjektet më të suksesshme afariste nga sektori për turizëm dhe hotelieri janë zgjedhur në propozim të odave dhe shoqatave, si dhe në bazë të informatave nga komisionet për kategorizimin e objekteve hotelierike dhe për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik.
"Turizmi në Republikën e Maqedonisë paraqet potencial të madh, por fillon nga pozita shumë modeste me vetëm 1,8 për qind nga BPV-ja. Përmes Programit për zhvillim të turizmit këtë vit vendosëm theks të fuqishëm te zhvillimi i përgjithshëm i turizmit dhe veçmë kemi ndarë subvencione me vlerë prej 10,5 mijë europër 14 turoperatorët për tërheqjen e turistëve të huaj", tha ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, i cili i ndau mirënjohjet për më të mirët.
Ai në deklaratë pas përfundimit të ngjarjes, tha se fushatat të cilat janë udhëhequr për tërheqjen e turistëve nga vendet e huaja janë vetëm pjesë e masave për zhvillim të turizmit në Maqedoni.
"Është me rëndësi që turistët të cilët vijnë në Republikën e Maqedonisë të marrin shërbime të mira dhe cilësore. Në të ardhmen na mbetet t'i promovojmë edhe vlerat tona autoktone në turizëm - pasurinë dhe shumëllojshmërinë e kulturës sonë, natyrën e bukur dhe ushqimin e shëndetshëm", tha ministri Besimi, duke theksuar se për pesë deri dhjetë vite këto tre punë mund të japin rezultat të suksesshëm.
Ai potencoi se turizmi ka mundësi të zhvillohet edhe gjatë pesë deri dhjetë vitet e ardhshme, siç tha, mund të rritet për dy deri pesë herë vlera, me të cilën turizmi merr pjesë në BPV-në e vendit.
Ognen Malenko nga agjencia turistike "Vis poj" nga Ohri deklaroi se edhe pse ky sezon në Ohër është një ndër më të dobëtit, për agjencinë e tyre ka qenë më i suksesshmi. Ai theksoi se Maqedonia viteve të fundit në mënyrë intensive punon në promovimin e turizmit dhe tërheqjen e turistëve të huaj përmes fushatave në vendet e huaja, por edhe me Ligjin për subvencionimin e qarkullimit të huaj turistik dhe shtoi se këtë vit kanë marrë subvencione me vlerë prej mbi 6.000 euro.
Kolegu i tij nga "Lets Travel Balkans" nga Ohri Filip Stefanoski, megjithatë, deklaroi se edhe pse janë agjenci e re turistike, e cila punon vetëm një vit, kanë arritur të realizojnë 6.000 bujtje me turistë nga Turqia.