E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ban ki-Mun pozitivisht e vlerësoi zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e implementimit të Objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit të KB-së, ndërsa u interesua edhe për zhvillimin e fundit të ngjarjeve në procesin e bisedimeve me Greqinë për dallimet rreth emrit.
Milloshoski: Maqedonia dėshiron ta zgjidh kontestin pėr emrin nė kuadėr tė KB-sė








- Republika e Maqedonisë dëshiron ta zgjidh kontestin për emrin në kuadër të normave të Kombeve të Bashkuara, ku garantohen të drejtat e njeriut, dinjiteti kombëtar dhe respektimi i rezolutave të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje, duke përfshirë edhe respektimin e Marrëveshjes kohore të cilën Maqedonia dhe Greqia e kontraktuan në shtator të vitit 1995, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban ki-Mun, në selinë e Organizatës botërore në Nju-Jork.

Ban ki-Mun pozitivisht e vlerësoi zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e implementimit të Objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit të KB-së, ndërsa u interesua edhe për zhvillimin e fundit të ngjarjeve në procesin e bisedimeve me Greqinë për dallimet rreth emrit.

"Ky ishte rast i mirë Republika e Maqedonisë të prezantohet në dritë të mirë dhe njëkohësisht të ftohet Ban ki-Muni në emër të presidentit Gjorge Ivanov të jetë mysafir dhe folës në sesionet e Këshillit të Evropës në Strasburg, kryesuese e së cilit është Maqedonia", deklaroi Milloshoski. Ai e ka njoftuar sekretarin e përgjithshëm Ban ki-Mun me shënimin e ardhshëm të 60-vjetorit të Konventës për të drejtat e njeriut në Strasburg, ku pritet prezenca e tij.

U bisedua, siç theksoi shefi i diplomacisë, edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, kontributin e Maqedonisë në punën e KB-së si anëtare aktive e cila kishte presidentin e vet në Asamblenë e Përgjithshme, si dhe për gjendjen në rajon.

Publikuar: 28.09.2010 | 10:24
Lexuar: 340 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime