E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarjet politike si rrjedhojë mbingarkohen nga një numër i madh anekdotash dhe hamendësimesh private, që ia vështirësuan publikut dëgjimin me vëmendje për një kohë kaq të gjatë. Grasi ishte i gatshëm për një debat politik me studentët.
Gunter Gras, skeptik ndaj shembjes sė Murit tė Berlinit

















Nobelisti shfaq pikëpamjet në takimin për librin e tij të ri

Aq shumë i diskutuar për të shkuarën e tij, nobelisti i letërsisë, Gunter Gras, është shfaqur sërish në publik. Këtë herë për prezantimin e librit të tij të ri, i titulluar "Nga Gjermania për në Gjermani".


I ftuar në sallën e leksioneve të një universiteti, përpara një publiku që përbëhej kryesisht nga studentë, pritej një diskutim e deri diku edhe një debatim për tezat provokuese të shkrimtarit. Por nuk ka ndodhur kështu, pasi për rreth një orë e gjysmë, nobelisti është vënë në pozicionin e referuesit dhe ka lënë shumë pak hapësirë për pyetje.

Ai ka folur për këndvështrimin e tij ndaj botës në vitin 1990, duke u ndalur veçanërisht në historinë e ribashkimit gjermano-gjerman, gjë që Grasi asokohe e shihte me mjaft pesimizëm. "Investuesit gjermano-perëndimorë teksa shohin ndërmarrjet e RDGJ-së (ish-Republika Demokratike e Gjermanisë) interesohen vetëm për shitjen e tyre.

Pritet një ushtri juristësh administrate nga Perëndimi për administrimin e vendeve. Pra, nëpunës kolonialë. Njerëzit në RDGJ do të jenë përsëri ata që do ta pësojnë. "Ky libër i ri nuk është një analizë historike, por një ditar.

Ngjarjet politike si rrjedhojë mbingarkohen nga një numër i madh anekdotash dhe hamendësimesh private, që ia vështirësuan publikut dëgjimin me vëmendje për një kohë kaq të gjatë. Grasi ishte i gatshëm për një debat politik me studentët.

Tek e fundit nuk ishte rastësi që ditari u botua pikërisht në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Grasi vazhdon t‘i përmbahet qëndrimit të tij si atëherë: "Ajo që ne përjetuam në vitin 1990, bashkimi gjerman, ndodhi si me sustë. Ky ishte fillimi i borxheve që po vazhdon edhe sot. Edhe në qëndrimin e kapitalizmit, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kuptoheshin shenjat paralajmëruese të asaj çka po vuajmë sot".

Me teza të tilla, Grasi gjeti mbështetje të gjerë në auditor. Fakti që ai prezantoi librin e ri të tij, mbeti edhe për atë vetë në plan të dytë.
Shqip

Publikuar: 11.02.2009 | 22:31
Lexuar: 816 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime