E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkollat që do të dalin fituese nga këto gara do të kenë mundësinë të vazhdojnë garat në nivel regjional, republikan dhe më pas në gara olimpike.
Shkollat e Tetovės nė gara sportive








Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës organizon Gara sportive në shumë disiplina

Organizimi i garave sportive në disiplina të ndryshme gjatë muajve në vijim ishte temë e mbledhjes së organizuar nga Sektori për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës dhe drejtorët e shkollave fillore dhe me arsimtarët e kulturës fizike.

Sipas Udhëheqësit të Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, garat sportive do të organizohen në disiplina të ndryshme si në futboll të vogël, në atletikë në 100m, 400m, 800m, ping-pong dhe në basketboll, ndërsa në volejboll në gara regjionale dhe shtetërore komunën e Tetovës do ta përfaqësojë shkolla fillore “Liria”.

Shkollat që do të dalin fituese nga këto gara do të kenë mundësinë të vazhdojnë garat në nivel regjional, republikan dhe më pas në gara olimpike.

Ndërsa ekipet fituese do të shpërblehen me medalje dhe me mirënjohje për nxënësit dhe shkollat të cilat do ti përfaqësojnë.

Nxënësit garues që përfaqësojnë shkollat pjesëmarrëse duhet të kenë veshje sportive për nxënësit garues, fletëparaqitje me emrat e nxënësve të vulosura dhe të nënshkruara nga drejtori i shkollës përkatëse.

Ndryshe, garat në futboll të vogël fillojnë më 19 dhe 30 shtatorë në shkollën fillore “Migjeni” në ora 9:00, në atletikë 100m, 400m dhe 800m në stadiumin e vogël të qytetit më datë 05.10.2010 në ora 10:00, në ping-pong në shkollën fillore “Migjeni” më datë 07,08.10.2010 në ora 10:00 dhe në basketboll më datë 13,14.10.2010 në ora 9:00 në shkollën fillore “Goce Dellçev”. (Sh.S.)

Publikuar: 28.09.2010 | 11:51
Lexuar: 581 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime