E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jakup Krasniqit po i buzëqeshte fytyra, gati si në marre, teksa njoftonte opinionin se me Kushtetutë atij i takon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.
Krizė apo kaos



Astrit Gashi

Dorëheqja e Sejdiut me gjasë u ka ndërruar shprehjet e fytyrës tërë politikës kosovare – dikush qesh, dikush rri neutral, ndërsa të tjerët janë të hidhëruar. Vendi pa dyshim se nuk do të jetë në vakuum institucional, siç premtoi Jakup Krasniqi, por ai pa asnjë mëdyshje ka hyrë në një krizë politike dhe të qeverisjes.

Largimi i Sejdiut theu njërën nga këmbët të cilat e mbanin stabil koalicionin aktual qeverisës PDK-LDK. Ishin Thaçi dhe Sejdiu, të cilët e lidhën fatin me njëri-tjetrin dhe si tandem mbanin të gjallë koalicionin, përkundër lëkundjeve që u shkaktoheshin të dyve nga partitë reciproke. Dorëheqja e presidentit të deritashëm, megjithatë ia ka turbulluar ujërat kryeministrit Thaçi, por sa thellë do të shkojë ky trazim varet se kush do t’i lëkundë velat - “peshqit e mëdhenj” apo të vegjël.

Të gjitha letrat politike megjithatë qëndrojnë të hapura. Që nga vazhdimi i këtij koalicioni e deri te zgjedhjet e reja.

Sejdiu është hequr nga kryetari, por ai dhe LDK-ja nuk kanë prishur koalicionin me PDK-në. Nëse palët vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen, atëherë LDK duhet ta japë propozimin e saj për kryetar të ri të Kosovës, ndërsa PDK ta mbështesë me vota në Kuvend. Flitet se propozim i mundshëm për kryetar të Kosovës nga ana e LDK-së mund të jetë Ramë Manaj apo edhe Skender Hyseni. Respektimi i marrëveshjes së koalicionit, megjithatë, nuk garanton se mandatari do të kalojë në Kuvend. Matematika e koalicionit ka pësuar ndryshime. Sejdiu është zgjedhur kryetar në rrethin e tretë, duke siguruar 68 vota, shtatë më shumë se minimumi. Lëvizjet e një pjese të deputetëve të koalicionit që votuan Sejdiun, hapja e garës në LDK, si dhe brishtësia e koalicionit aktual, rrezikojnë që mandatari i ri të mos zgjidhet as pas tri rundeve. Kështu vendi shkon në zgjedhe të parakohshme- brenda 45 ditëve.

Edhe sikur LDK të pajtohej, PDK zor se do të jetë e gatshme që edhe në gjashtë muajt e ardhshëm të mbajë mbi vete tërë pushtetin në Kosovë siç ia mundëson Kushtetuta Jakup Krasniqit dhe PDK-së. Po qe se PDK do t’i kryente vetë të gjitha privatizimet, si dhe do të përfundonte negociatat me Serbinë, ajo gati se sigurt do të humbiste pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbaheshin diku në pranverë.

Hyrja e vendit në zgjedhje të shpejta dhe të jashtëzakonshme parlamentare (brenda 45 ditëve), është një opsion i cili i shkon përshtati PDK-së, por jo edhe LDK-së, AKR-së, LDD-së dhe AAK-së. Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrinte të hyjë fare në garë. Ky skenar madje e fut në rrezik edhe vetë PDK-në. Ajo edhe po të dalë fituese mund të detyrohet të hyjë në koalicion më të gjerë se ai dypartiak dhe të bëjë kompromise në pushtet. Zgjedhjet që do të përjashtonin nga gara kryetarin e LDK-së (Sejdiu) dhe Ramush Haradinajn e AAK, rrezikojnë të mos garantojnë as edhe pushtetin e Thaçit ose së paku jetëgjatësinë e atij pushteti.

Zgjedhjet e parakohshme mbesin opsion real dhe ndoshta i vetëm, duke pasur parasysh faktin se as shtetet e fuqishme të huaja nuk janë të përgatitura për bisedimet Prishtinë-Beograd, e lëre më Prishtina. Gjasat, megjithatë janë fare të vogla që ato të mbahen më herët se në pranverën e ardhshme. Deri atëherë do të vazhdojë kriza politike e ndoshta edhe kaosi politik. Kur ai të përfundojë, dikush sërish do të buzëqeshë në fytyrë.

Publikuar: 28.09.2010 | 12:50
Lexuar: 432 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime