Gjatë përplasjes së satelitëve, ku secili prej tyre peshon rreth gjysmë toni, janë ndarë disa pjesë të mëdha të cilat nuk paraqesin rrezik për objektet e tjera kozmike artificiale në orbitë, thuhet në kumtesën e NASA-s.
Për herë të parë në historinë e kosmozit NASA ka regjistruar përplasje të dy satelitëve.
Sateliti komunikues amerikan i serisë "Irdium" është përplasur me satelitin rus komunikues me lartësi prej rreth 800 kilometra mbi Siberi.
Gjatë përplasjes së satelitëve, ku secili prej tyre peshon rreth gjysmë toni, janë ndarë disa pjesë të mëdha të cilat nuk paraqesin rrezik për objektet e tjera kozmike artificiale në orbitë, thuhet në kumtesën e NASA-s.
Sateliti amerikan është lansuar në orbitë në vitin 1997, kurse ai rus në vitin 1993, i cili sipas NASA-s gjatë kohë nuk ka qenë në funksion.