Drejtuesi i ansamblit "Zëri i Bilbilit", Sinan Ahmeti deklaroi se "tetë artisët e grupit u vlerësuan për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit burimor shqiptar".
- Grupi polifonik i Sarandës "Zëri i Bilbilit" u vlerësua me çmimin special "Për interpretim të mirë të këngës lirike të Labërisë", në një aktivitet të zhvilluar më 23-25 shtator në Drenas të Kosovës, me pjesëmarrjen e 46 grupeve folklorike.
Drejtuesi i ansamblit "Zëri i Bilbilit", Sinan Ahmeti deklaroi se "tetë artisët e grupit u vlerësuan për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit burimor shqiptar".
"Ansambli "Zëri i Bilbilit" konkurroi me një program prej 25 minuta me 11 këngë, ku gjashtë prej tyre u vlerësuan si më burimore.
Brenda dy muajve grupi polifonik "Zëri i Bilbilit" ka marrë pjesë në katër festivale, në Mallakastër, në Lunxhëri, në Tetovë dhe së fundi në Drenas të Kosovës.
Në festivalin e zhvilluar në Drenas në Kosovë, morën pjesë disa grupe folklorik me emër në trevat shqitpare, si: "Burimet e Sharrit", "Jahi Hasani" Çegran, "Besa" Gostivar, "Lidhja e Prizrenit" Prizren, "Goca e Tivarit" Gostivar etj.
Publikuar: 28.09.2010 | 18:50 Lexuar: 1092 herė
Komentet
sinan ahmeti (02/01/2011 15:28:55)Bravo grupit "Zeri i Bilbilit" Sarande qe ruan me fanatizem traditen e popullit.
andrea aliaj (23/02/2013 11:59:34)u lumt goja une jam nje djal nga vlora qe dua te regjistrohem tek zeri bilbilit