E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konferencë mori pjesë nënkryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, i cili midis të tjerave, theksoi se Maqedonia gradualisht shkon drejt decentralizimit të plotë.
Konferencė pėr reperkusionet nė proceset e decentralizimit, nėntė vjet pas Marrėveshjes sė Ohrit











Në Universitetin e Evropës Juglindore sot u mbajt konferencë kushtuar reperkusioneve të procesit të decentralizimit, nëntë vjet pas Marrëveshjes së Ohrit.

Në konferencë mori pjesë nënkryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, i cili midis të tjerave, theksoi se Maqedonia gradualisht shkon drejt decentralizimit të plotë.

"Maqedonia dikur ishte një nga vendet më të centralizuara të Ballkanit. Tani shkon hap pas hapi drejt decentralizimit të plotë, i cili duhet të funksionojë", theksoi Ademi.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi shprehu kënaqësi nga kompetencat që ka marrë komuna në pajtim me ligjin, por sipas tij një problem i madh është zbatimi në terren.

Për kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani procesi i decentralizimit fiskal ka ngecur, ndërsa me vështirësi realizohen marrëdhëniet e mira midis pushtetit qëndror dhe atij lokal, ndërsa kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski konsideron se decentralizimi duhej që të fillonte shumë më shpejt.

Konferenca u mbajt në organizim të Institutit për demokraci.

Publikuar: 29.09.2010 | 06:47
Lexuar: 495 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime