E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Hashim Thaçi e ka akuzuar qeverinë e Serbisë se po përpiqet ta destabilizojë Kosovën."Ne presim që Beogradi ta kapërcejë mentalitetin e kohës së Sllobodan Millosheviqit në marrëdhëniet me Kosovën", i tha ai agjencisë AFP.
Thaēi: Serbia pėrpiqet ta destabilizojė Kosovėn













Kryeministri Hashim Thaçi e ka akuzuar qeverinë e Serbisë se po përpiqet ta destabilizojë Kosovën."Ne presim që Beogradi ta kapërcejë mentalitetin e kohës së Sllobodan Millosheviqit në marrëdhëniet me Kosovën", i tha ai agjencisë AFP.

Në vend të kësaj, "ata kanë një qasje krejtësisht shoveniste me qëllim që ta rrezikojnë integritetin territorial të Kosovës", ka shtuar Thaçi, duke i ofruar Beogradit një fillim të ri në marrëdhëniet me Kosovën.

"Në Prishtinë ka vullnet të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë si dy shtete të pavarura, hapje e ambasadave të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë, si dhe vendosje e marrëdhënieve diplomatike", ka deklaruar Thaçi.

Publikuar: 12.02.2009 | 12:16
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime