Daut Memeti, koordinator i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë në USHT, fillimin e bashkëpunimin me një asociacion kaq prestigjioz evropian, siç është WUS Austria, e cilësoi si një hap tepër të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të aktiviteteve të studentëve të USHT-së dhe absorbimin e përvoja evropiane.
Koordinatori i World University Service - Austria (WUS) për Maqedoni, Misho Dokmanoviç dhe koordinatorja rajonale e këtij programi për Slloveni, Nena Cvetkovska, vizituan Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së.
Në këtë takim u diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me një bashkëpunim të ndërsjellë ndërinstitucional, drejt realizimit të disa projekteve të përbashkëta, që do të ishin në interes të studentëve.
Theks i veçantë ju kushtua mundësisë së përsosjes profesionale të studentëve të USHT-së. Përsosja profesionale do të mundësohet me anë të organizimit të trajnimeve profesionale, organizimin e kompeticioneve akademike, krijimin e rrjetit të studentëve të diplomuar ALUMNI, vizitave studimore nëpër universitete prestigjioze evropiane etj.
Daut Memeti, koordinator i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë në USHT, fillimin e bashkëpunimin me një asociacion kaq prestigjioz evropian, siç është WUS Austria, e cilësoi si një hap tepër të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të aktiviteteve të studentëve të USHT-së dhe absorbimin e përvoja evropiane.
Përndryshe, asociacioni WUS Austria është i përkushtuar në promovimin e të drejtave të njeriut për arsimim të lartë, edhe atë duke u bazuar në lirinë akademike dhe autonominë universitare. Po ashtu, WUS Austria ka edhe status konsultativ me Kombet e Bashkuara dhe UNESCO-n.