Në solemnitet ishin të pranishëm, kryetari i BDI-se Ali Ahmeti, zëvendëkryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
- Me vendosjen e gur-themelit sot në fshatin Përshevc të Tetovës filloi ndërtimi i fabrikës së re për prodhimin e kafesë "Nelina kafe".
Investitorë janë mërgimtarët e Maqedonisë, të cilët pas 30 vjetëve punë në Gjermani janë kthyer në Maqedoni. Investimi i përgjithshëm për ndërtim të objektit dhe teknologjisë bashkëkohore arrin mbi një milion euro.
Në solemnitet ishin të pranishëm, kryetari i BDI-se Ali Ahmeti, zëvendëkryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
Ademi paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë t'i mbështesë nismat e këtilla, ndërsa sipas ministrit Besimi, kjo duhet të jetë shembull edhe për mërgimtarët tanë të tjerë.
Pritet që nga prilli i vitit të ardhshëm, fabrika të fillojë me punë konform standardeve HACCP dhe ISO. Brenda muajit do të prodhojë mes njëzet dhe tridhjetë tonë kafe, ndërsa prodhimet do të dedikohen për tregun e Maqedonisë, Ballkanit dhe për atë evropian. Në të do të punësohen rreth 70 punonjës.