Nuk behet fjale per nje pjesemarrje por per nje gjest neutraliteti. Ate e bir do te zhvillojne vetem pune zyre dhe nuk do te dalin nga pallati i tyre.
Mbreti Juan Carlos nga Borbone dhe i biri Felipe princ i Asturias dhe trashegimtar i fronit kane anuluar te gjitha angazhimet publike.
Ne kete menyre ata kane dashur te shprehin mbeshtetjen dhe respektin ndaj se drejtes se punetoreve spanjolle per te hyre ne greve.
Nuk behet fjale per nje pjesemarrje por per nje gjest neutraliteti. Ate e bir do te zhvillojne vetem pune zyre dhe nuk do te dalin nga pallati i tyre.
Spanjë, grevë e përgjithshme 24 orëshe
Grevë e përgjithshme 24 orëshe në Spanjë për të protestuar kundër masave për ringritjen ekonomike të qeverisë së Zapateros.
Janë parashikuar vështirësi të shumta për trafikun në orët e kulmit të manifestimeve sindikaliste në të gjithë vendin.
Në Madrid, banorët kanë shkuar në këmbë në punë dhe kanë patur pritje të tejzgjatura në stacionet e autobusve të metropolitanës.
Mbeturinat nuk janë mbledhur ende, ndërsa rrugët janë mbushur me mijëra broshura sindikaliste që ftojnë punonjësit të qëndrojnë në shtëpi. Në grevë janë edhe mediat kryesore të vendit.