E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Kosovës ditë më parë po ashtu dha dorëheqje, për shkak të shkeljes së dispozitave të Kushtetutës së Kosovës, që ka aktualizuar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Hashim Thaēi sot pritet qė tė japė dorėheqje?, Kuēi: Dorėheqja, shpifje



Burime brenda Qeverisë, që deshën të mbesin anonime, pohuan se sot do të japë dorëheqje edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë hap ai do ta ndërmarrë me pretekstin e refuzimit nga deputetët të Strategjisë për privatizimin e PTK-së, që ndodhet në rendin e ditës të mbledhjes së sotshme të Kuvendit të Kosovës, e cila tashmë ka filluar. Dorëheqja e tij do të çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh.

Po këto burime pohojnë se kryeministri ndodhej që në orët e hershme të mëngjesit në mbledhje me ambasadorët e Quintit në ambientet e Qeverisë. Por, askush nuk e ka bërë publike përmbajtjen e bisedimeve të zhvilluara, ndonëse spekulohet se ato kishin të bënin me dorëheqjen e Thaçit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Presidenti i Kosovës ditë më parë po ashtu dha dorëheqje, për shkak të shkeljes së dispozitave të Kushtetutës së Kosovës, që ka aktualizuar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi hedh poshtë thashethemet e përhapura para pak orësh në mediat prishtinase, se gjoja Hashim Thaçi do të japë dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit të vendit.

Kuçi: Dorëheqja e Thaçit? Shpifje e pastër

Lajmi u dha fillimisht në versionin online të një të përditshmeje, sipas së cilës Thaçi do të jepte dorëheqjen me pretekstin e refuzimit nga deputetët të Strategjisë për privatizimin e PTK-së.

Por, propozim-vendimi i Qeverisë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK) është hequr të enjten nga rendi i ditës në seancën plenare të Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kuçi mohoi se kryeministri Thaçi do të japë dorëheqje, dhe ka thënë se të gjitha ato që janë përhapur sa hap e mbyll sytë janë shpifje dhe trillime të pastra.

Ndryshe, pohohej se kryeministri ndodhej që në orët e hershme të mëngjesit në mbledhje me ambasadorët e Quintit në ambientet e Qeverisë. Por, askush nuk e ka bërë publike përmbajtjen e bisedimeve të zhvilluara, ndonëse spekulohet se ato kishin të bënin me dorëheqjen e Thaçit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Publikuar: 30.09.2010 | 12:00
Lexuar: 434 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime