Kompania amerikano-izraelite "Feniks Enerxhi" USA LLC me sukses e përfundoi procesin e blerjes "Swedmilk Maqedonia" Shkup me ç'rast u bë pronari i saj 100 për qindësh, njoftoi sot drejtori i Bordit, Moshe Baum.
Borxhet e fermerëve nga e hëna
Kompania amerikano-izraelite "Feniks Enerxhi" USA LLC me sukses e përfundoi procesin e blerjes "Swedmilk Maqedonia" Shkup me ç'rast u bë pronari i saj 100 për qindësh, njoftoi sot drejtori i Bordit, Moshe Baum.
"Javëve të kaluara kishim takime intesive me kreditorët më të mëdhenj të kompanisë, me prodhuesit e qumështit dhe bankat. fermeët i falënderojmë për bashkëpunimin. Ata janë partnerët tanë më të mëdhenj, posaçërisht në këtë periudhë tranzicioni", theksoi Baum.
Të gjitha dokumentat dje janë vërtetuar në noter, ndërsa sot pranim-dorëzimi do të kalojë edhe nëpërmjet Regjistrit qendror, me ç'rast duhet të fillojë pagesa e borxhit ndaj fermerëve.
"Mbrëmë patëm takim me ekipin e ri të menaxherëve. Na është thënë se gjysma e parë e borxhit do të fillojë të na paguhet nga e hëna. Sot paratë duhet të kalojnë nëpërmjet bankave. Me siguri procesi do të zgjasë disa ditë, sepse bëhet fjalë për shumë më të madhe", deklaroi Stevçe Pivkovski nga Federata e fermerëve.
Sipas tij, gjysma tjetër e borxhit do t'u paguhet deri në fund të këtij muaji. Qumështi, madje, që blihet tani, në shkurt, do të paguhet në mars.
"Swedmilk"-u rreth 2.500 fermerëve u ka borxh mbi 3,5 milionë euro për qumështin e blerë në shtatë muajve e kaluar.