E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pallati lindor lshtë ndërtuar me mjete nga donacionet dhe për këtë janë shpenzuar 1,5 milionë euro. Rinovimi i Pallatit të sipërm është vonuar për shkak të mjeteve financiare dhe projektit që do ta garantojnë autentizmin e tij dhe arkitekturën specifike.
Njė vit nga zjarri - Manastiri i Bigorit ngadalė po rimėkėmbet








Në kompleksin e manastirit "Shën Jovani i Bigorit", një vit nga rënia e zjarrit, ende vazhdojnë punët e ndërtimit rreth rinovimit të tij. Deri tani është ndërtuar Pallati lindor, ndërsa Pallati i sipërm, i cili u dogj tërësisht nga zjarri ende pret që të rinovohet.

Pallati lindor lshtë ndërtuar me mjete nga donacionet dhe për këtë janë shpenzuar 1,5 milionë euro. Rinovimi i Pallatit të sipërm është vonuar për shkak të mjeteve financiare dhe projektit që do ta garantojnë autentizmin e tij dhe arkitekturën specifike.

Zjarri në manastirin e Bigorit shpërtheu më 30 shtator të vitit të kaluar herët në mëngjes në orën 4 e 30 minuta. Deri në themel u dogj pjesa e sipërme, ndërsa murgjit arritën që të shpëtojnë sendet më me vlerë të ojekteve të përfshira nga zjarri.

Dëmi u vlerësua në mbi 5,5 milionë euro, por, ishin dëmtuar objekte dhe sende, që vlera e tyre historike dhe kulturore është e pakompensueshme.

Rezultatet e ekspertizës treguan se arsye për zjarrin është lidhja e shkurtër në instalimin elektrik i cili kalonte nën çatinë e kuzhinës. Prokuroria e përgjithshme e Gostivarit në korrik e mbylli rastin me konkluzionin se asnjë nuk do të përgjigjt për shkaktimin e zjarrit.
Një vit nga zjarri - Manastiri i Bigorit ngadalë po rimëkëmbet

Publikuar: 30.09.2010 | 12:25
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime