E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi studioja spanjolle R.F.A. prezantoi në FSHF projekt-idenë për stadiumin e ri që mendohet të ndërtohet aty ku është "Qemal Stafa", ai ju dërgua institucioneve shtetërore, në mënyrë që FSHF të jetë e përgatitur për nisjen e punimeve pas miratimit të tij.
MTKRS pranon projekt-idenė pėr ndėrtimin e stadiumit modern








Gjergji Mima

- Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri firmosi projekt-idenë e studios spanjolle R.F.A, të paraqitur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që parashikon ndërtimin e një stadiumi modern me mbi 30 mijë vende dhe me kosto të ulët.

Ky projekt vjen pas deklaratave të kryeministrit Berisha për ndërtimin e një stadiumi modern në 100-vjetorin e Pavarësisë.

Pasi studioja spanjolle R.F.A. prezantoi në FSHF projekt-idenë për stadiumin e ri që mendohet të ndërtohet aty ku është "Qemal Stafa", ai ju dërgua institucioneve shtetërore, në mënyrë që FSHF të jetë e përgatitur për nisjen e punimeve pas miratimit të tij.

"Ky projekt-ide mishëron formën fizike, hartën e Shqipërisë, relievin dhe flamurin kuqezi. Po ta shikosh projektin nga sipër, ngjan me hartën e Shqipërisë, kur e sheh pjerrët, ngjan me relievin, ndërsa ngjyrat janë përshtatur me ato kuqezi të flamurit tonë", ka thënë për ATSH-në sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani.

Prodani shpjegon se projekti parashikon të ruhet fasada aktuale, duke iu përshtatur stadiumit modern. "Nëse ky projekt do të zbatohej në Spanjë, stadiumi i ri do të kushtonte 60 milionë euro, por tek ne kostoja është më e vogël dhe mund të shkojë 35-40 milionë euro. Ne dëshirojmë që kjo kosto të mos e kalojë shumën prej 35 milionë euro".

Nëse do të arrihet që punimet të përfundojnë brenda 2012-ës, pasi ende nuk është miratuar projekti, Prodani shpjegon se ecuria e punimeve dhe përpilimi i detajeve të projektit duhet të ecin paralel.

"Shqetësimi i FSHF së ka të bëjë me kohën brenda së cilës duhet ndërtuar stadiumi, për të respektuar edhe afatet që ka parcaktuar Kryeministri Berisha për përvjetorin e Pavarësisë", tha ai.

Ekspertët kanë shpjeguar që gjithçka mund të arrihet në kohë nëse punimet do të kryhen në mënyrë paralele. "Sigurisht që puna me shpejtësi rrezikon të rritë koston, por këtë e merr federata përsipër, sepse edhe ne, sikurse Kryeministri, jemi shumë të interesuar që në përvjetorin e Pavarësisë të kemi stadiumin e ri", përfundoi Prodani.

Tashmë pritet që Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të jape ok-in e nevojshëm që jo vetëm te miratohet ky projekt, por gjithashtu edhe për fondin prej afro 10 milionë euro, që qeveria do të kontribuoje për të realizimin e këtij investimi madhor për sportin shqiptar.

Publikuar: 30.09.2010 | 03:46
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime