Filmi është tregim për një djalosh i cili me zërin dhe me karizmën e tij ka arritur deri te yjet dhe e ka ndjekur krijimin e këngëve të tij më të reja që Toshe i ka inçizuar në Angli, në Irlandë dhe në Xhamajkë.
Në Shkup dhe në Manastir shfaqet filmi dokumetar për Toshe Proeskin
Filmi dokumentar "Toshe - gjëja më e vështirë - hap për të arritur famën", i kushtuar krijimit të albumit të fundit "The Hardest Thing të megayllit maqedonas, nga dita e sotme do të shfaqet në Ramstor në Shkup dhe në Qendrën kulturore në Manastir.
Filmi para premierës ishte shfaqur ditën e lindjes së Toshes, më 25 janar kur u promovua edhe albumi i publikuar posthumno në gjuhën angleze. Regjizori i firmit është slloveni Boshtjan Sllatenshek, i cili personalisht nuk e ka njohur Toshen, por në promovim theksoi se është shumë i kënaqur që ka punuar film për një artist të madh.
Filmi është tregim për një djalosh i cili me zërin dhe me karizmën e tij ka arritur deri te yjet dhe e ka ndjekur krijimin e këngëve të tij më të reja që Toshe i ka inçizuar në Angli, në Irlandë dhe në Xhamajkë.
Në kinemanë "Ramstor" filmi do të shfaqet deri në 16 shkurt në të dyja sallat në orën 12.14.16.18.20 dhe 22, ndërsa në Qendrën e Kulturës në Manastir proeksionet do të jenë në dhjetë ditët e ardhshme.