Në një konferencë për shtyp, Ambasadorja e re e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, theksoi se ambasada për të katërtën herë radhazi, do të zhvillojë javët e kulturës, të cilat këtë vit do të mbahen me moton "20 vjet në rrugëtim".
A.Gegvataj
- Me moton "20 vjet në rrugëtim", Ambasada Gjermane në Shqipëri prezantoi sot muajin e Tetorit Gjerman 2010.
Në një konferencë për shtyp, Ambasadorja e re e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, theksoi se ambasada për të katërtën herë radhazi, do të zhvillojë javët e kulturës, të cilat këtë vit do të mbahen me moton "20 vjet në rrugëtim".
"Ky tetor është i veçantë si për Shqipërinë dhe Gjermaninë, sepse 3 tetori i 1990 ishte viti i përmbysjes dhe nisjes nga e para, pasi u bë ribashkimi gjerman dhe vala e ndryshimeve në Lindjen dhe Juglindje të Europës, preku edhe Shqipërinë", nënvizoi ambasadorja gjermane.
Duke falenderuar sponsorët kryesore që ndihmuan në organimizimin e këtyre aktiviteteve, Müller-Holtkemper përfundoi duke vënë në dukje se, "nëpërmjet këtyre aktiviteteve duam të nënvizojmë dhe theksojnë të përbashkëtat mes dy vëndeve tona, pasi edhe për Shqipërinë viti '90 ka shënuar ndryshime mjaft të rëndësishme".
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMC-së, Stefanos Oktapodas, i cili është edhe sponsori kryesor mbështetës, shprehu kënaqësinë që është partner edhe këtë vit në muajin e Tetorit Gjerman të një cilësie kaq të lartë.
Gjithashtu, Oktapodas falenderoi Ambasadën Gjermane, e cila i dha mundësinë për të marrë pjesë në aktivitete të tilla që prezanojne kulturën gjermane në Shqipëri.
Në muajin e Tetorit Gjerman, Ambasada ka parashikur të mbahen rreth 40 aktivitete në të gjithë vëndin, ku me moton "20 vjet në rrugëtim" do të bëhet një retrospektivë në rrugën e përbashkët të dy vëndeve tona.
Ndër aktivitetet kulturore spikatin ekspozita me postera "Traktati Dy plus Katër", e cila do të hapet në ambasadën Gjermane dhe që hedh dritë mbi aspektet e politikës së jashtme të rivendosjes së bashkimit gjerman, ndërsa në mjediset e Akademisë së Filmit Marubi studentët do të shfaqin një film personal. Projekti teatror me studentët "Nora-nuk do të rimë si kukulla", do të shfaqet premierë në qytetin e Durrësit, si dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Ndërsa në fundin e muajit tetor, në mjediset e Piramidës, dëshmitarë gjermanë dhe shqiptarë të kohës do të risjellin në kujtesë në një panel diskutimi me temë "Nisja përmes ambasadës drejt perëndimit", ngjarjet dramatike të "pushtimit" të ambasadës në Tiranë dhe pasojat e tij.