E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kandidati presidencial nga radhët e LSDM-së Lubomir Fërçkovski, ndarja etnike nuk shkon në favor ët proceseve demokratike në vend. Për deputetin e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski indikative është se saherë problemet në Strugë intesifikohen para zgjedhjeve.
Partitė maqedone grinden pėr Strugėn













Rreth çështjes së turneve etnike në Strugë sot janë përplasur edhe dy partitë maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE.

Sipas kandidati presidencial nga radhët e LSDM-së Lubomir Fërçkovski, ndarja etnike nuk shkon në favor ët proceseve demokratike në vend. Ndërsa VMRO DPMNE përgjigjet se çdoherë para zgjedhjeve ndodhin manipulime të këtilla me nxënësit.

Kandidati i LSDM-së për president Lubomir Frçkovski thotë se ngjarrjet në Strugë janë shenjë shumë e keqe, e cila vjen si pasojë e mossuksesit të Ministrisë së Brendshme për të siguruar siguri për nxënësit maqedonas.

"Situata është vënë para aktit të kryer që ndarja në klasa etnike, veçmas pë shqiptarët, veçmas për maqedonasit të jetë zgjidhja e vetme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me mjediset multikulturore", theksoi Frçkovski.

Për deputetin e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski indikative është se saherë problemet në Strugë intesifikohen para zgjedhjeve. "Qeveria ka ndërmarrë masa të vazhdueshme për zgjidhjen e këtij problemi dhe me këtë rast prej mbrëmë në Strugë po qëndron një delegacion i madh qeveritar në përpjekje për të ndihmuar tejkalimin e problemit në fjalë", thotë Dimovski.

Publikuar: 13.02.2009 | 00:22
Lexuar: 412 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime