Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë konsulta të mëtejme për marrëveshje politike në interes të zhvillimeve në vend, gjithnjë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të enjten me ish-presidentin Fatmir Sejdiu. Siç njofton zyra për informim e LDK-së, natyra e takimit mes Sejdiut e Thaçit ka qenë konsultative.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë konsulta të mëtejme për marrëveshje politike në interes të zhvillimeve në vend, gjithnjë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Ky është takimi i parë zyrtar mes dy përfaqësuesve politik, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit dhe paraqet sinjal për stopimin e krizës së rëndë institucionale ku është zhytur ditët e fundit.