Në Tetotë u gjend i vetëvrarë një punonjës i Anti-Krimit të Organizuar, në Sektorin e Punëve të Brendshme të këtij qyteti. 29 vjeçari Mensur H, ka drejtuar armën nga vetja rreth orës 2.00 pas mesnate dhe ka vdekur në vend.

Plumbi i marrë në kokë, ka qenë fatal. Autoritetet policore kanë kryer ekspertizën në vendngjarje dhe po hetojnë rastin, por sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një vetëvrasje në kushte dëshpërimi, dhe jo vetëvrasje nën presione apo kërcënime. 29 vjeçari Mensur H, njihej si një punonjës dhe familjar shembullor. Si çdo ditë, ai kishte pirë kafen e mbrëmjes me miq, dhe rreth orës 23.00 është kthyer në shtëpi.
Raste të tilla vetëvrasjeje në radhët e policisë janë shtuar shumë. Më e fundit ishte vetëvrasja e një polici nga Kumanova. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kërkon inkuadrimin e shërbimeve mjekësore që të trajtojnë punonjësit nga gjendja psikofizike dhe post-traumatike. (alsat-m)