PDSH-ja festoi 15 vjetorin e themelimit. Sipas kryetarit Menduh Thaci gjatë gjashtë viteve qeverisje dhe 9 viteve opozitë PDSH ka arritur që të përmirësojë statusin e shqiptarëve në Maqedoni.
PDSH-ja festoi 15 vjetorin e themelimit. Sipas kryetarit Menduh Thaci gjatë gjashtë viteve qeverisje dhe 9 viteve opozitë PDSH ka arritur që të përmirësojë statusin e shqiptarëve në Maqedoni.
Thaci, duke folur për zgjedhjet e marsit tha se edhe pse PDSH është e vetëdijëshme që nuk do të fitojë zgjedhjet presidenciale, megjithatë me pjesmarrjen synon të japë disa ide.
Në këto zgjedhje marrim pjesë sërisht me respektim të plotë të demokracisë si legjitimim demokratik dhe politik. Me këtë rast dua të ju jap disa shpjegime pse marrim pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale. Ndonse në zgjedhjet për president të shtetit nuk kemi shanse teorike të fitojmë, por megjithatë duke shfrytëzuar oportunitetin demokratik do të bëjmë përpjekje që të hedhim disa ide., tha kryetar i PDSH-së, Menduh Thaci.
Ndërsa kandidatja për presidente e PDSH-së Mirushe Hoxha deklaroi se para qytetarëve të Maqedonisë ekzistojnë dy sfida.
E para rrugë është ndërtimi i shtetit demokratik dhe ligjor ku do të reflektohen realiteti, vlerat e shoqërive të hapura. Ndërsa e dyta është ndërtimi i shtetit që pasqyron interesat e vetëm një grupimi politik, tha kandidatja për presidente e PDSH-së,Mirushe Hoxha.
I pranishëm në konventën e PDSH-së ishte edhe lideri i AAK-së, Rramush Haradinaj i cili me Thacin firmosi një memorandum bashkëpunimi politik.
Aleanca e ka pranuar me kënaqësi jo vetëm atë që ne e kemi quajtur memorandum por edhe mundësinë e bashkëpunimit, tha Ramush Haradinaj.
Festimi i 15 vjetorit të krijimit të PDSH-së, qëlloi në një kohë kur partitë politike po përgatiten për të hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet e marsit