E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kritikat e folësve të lartpërmendur u kundërshtuan nga zëvendës ministrja shqiptare e arsimit, Nora Malaj. Sipas saj, Shqipëria është e gatshme për unifikimin e sistemit arsimor me Shqipërinë mirëpo pret që kërkesat të bëhen nga Qeveritë e Prishtinës dhe Shkupit.
Shqipėria nuk po interesohet pėr unifikimin e teksteve shkollore









Gjatë një debati në Shkup, me temë “Sfidat e arsimit shqip në Maqedoni” u dhanë shumë kritika drejtuar Qeverisë së Shqipërisë se nuk po interesohet për unifikimin e teksteve shkollore. Pjesëmarrësit, i kërkuan qeverisë shqiptarë, të bëjë më shumë në unifikimin e librave shkollorë.

“Kërkojmë që autoritetet shqiptare të kalojnë në prakticizëm. Nismat duhet miratuar nga institucionet e Shqipërisë që të mos dështojë mundi që është bërë në këtë drejtim që nga viti 1992“ tha Rexhep Osmani, ish ministër i arsimit të Kosovës“Rasti i mediave tregon se shoqëria shqiptare gjithmon ka ditur t’i shtyej proceset përpara, por neve na edhe duhet mbështja institucionale” tha Sulejman Rushiti, ish ministër i arsimit.

Kritikat e folësve të lartpërmendur u kundërshtuan nga zëvendës ministrja shqiptare e arsimit, Nora Malaj. Sipas saj, Shqipëria është e gatshme për unifikimin e sistemit arsimor me Shqipërinë mirëpo pret që kërkesat të bëhen nga Qeveritë e Prishtinës dhe Shkupit.

“Shqipëria është shumë e hapur dhe e gatshme që me të gjithë resurset e saj që të reazliojë mundësinë e bashkëbisedimit për vendosjen e këtyre standardeve, sigurisht nga ne çdo ofertë është e hapur jeni ju ata që mund të bëni kërkesën dhe së bashku me ne mund të vendosim raportin për standardizimin sistemit arsimor” tha Nora Malaj, zv ministre e arsimit të Shqipërisë.

Në përmbyllje të debatit me temë ‘Sfidat e Arsimit shqip në Mqqedoni’, ku të pranishëm ishin shumë intelektual nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u sollën edhe disa konkluza mes të cilave: se është e domosdoshme ketë zgjidhje institucionale të problemeve të arsimit shqip që ëksaj t’i paraprijë një konsensus i gjerë politik mbarëkombëtar dhe se nevojitet krijimi i një nisme politike për përpilimin e një marrëveshjeje në drejtim të standardizimit të sistemit të arsimit për të gjitha trevat shqipfolëse.
Melihate Rustemi

Publikuar: 30.09.2010 | 19:54
Lexuar: 546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime