Milano njihet si kryeqendra evropiane si dhe metropol ekonomie ,qendër e rëndësishme e urbanizmit dhe aqitekturës si dhe djep i kulturës ,artit dhe modës si dhe dizajnit industrial bashkë me Parisin,Londrën dhe Nju Jorkun.
Nga
Avni Osmani
Milano është qyteti më i madh në regjionin e Lombardisë , njëherit është komuna e dytë në Itali për nga popullata pas Romës .
Në Milano jetojnë 1.311.741 banorë duke qenë kështu qendra më e popullzuar në Evropë dhe njihet si qendra më e frenkuentuar me linje metropolitane në Itali dhe më gjerë .
Milano me një sipërfaqe prej 183,77 km2 gjendet 25 km në lindje të lumit Ticino, 25 km në perëndim të lumit Adda,35 km në veri të lumit Po dhe 50 km në jug të liqenit Como dhe të kufirit Zvicran.
Klima e qytetit është gjysëm continentale, dimrat janë të ftohta dhe me lagështi,kurse vera ë shtë e nxehtë dhe me lagështi ajri ku mbretë ron kryesisht ajër i rëndë .
Milano njihet si kryeqendra evropiane si dhe metropol ekonomie ,qendër e rëndësishme e urbanizmit dhe aqitekturës si dhe djep i kulturës ,artit dhe modës si dhe dizajnit industrial bashkë me Parisin,Londrën dhe Nju Jorkun.
Historia e qytetit Milano në disa periudha kohore
Periudha antike
Milano është themeluar nga popujt ligur dhe celto ligur nga Insubri që ishin pjesë e epokës së kulturës Golasecca.
Themelimi bazohet në thëniet e vjetra të Tito Livio ,pastaj në epokën mesjetare nga Bonvesin de la Riva,reth viteve 600 para Krishtit.Pastaj pushtohet nga Galli Biturigi.
Pas pushtimit të Galë ve qyteti okupohet dhe meret nga Romanët ,kështu që ka fillimi i shekullit të dytë para Krishtit shihej dominimi i plotë i Romanëve dhe i Anibalit të cilët zbulojn respektivisht emërojn toponimin e parë të quajtur Mediolanum që do të thotë mesmali apo mesbjeshkës .
Më pas vijn edhe sundimtar të tjerë si Gulio Cesare ,imperator të tjerë si Dioklecianie pastaj Constantino etj.Ky i fundit ne vitet 313 p.k.e themeloi dhe e pruri kultin Krishterë dhe filluan të ndërtojnë kisha dhe basilica paleokristiane.
Më pas në periudhën e veskofëve Ambrogio dhe Teodosio Milano do të shëndrohet në qendër të kishës Oksidentale.
Periudha mesjetare
Në periudhën mesjetare pas invazioneve Burgunde erdhi deri te lufta e quajtur Gotike,ku pati shumë dë me dhe shktarërime të mëdha.Në shek.e VI-të me ardhjen e Longobardit në bjeshkët e Padanisë nisën shenjat e para të gjallerisë dhe rilindjes.
Me ardhjen e mbretit Albiono qendrat urbane si dhe malore nisën të ripopullohen madje duke i dhënë territorit një strukturë me elemente romake dhe germanike .
Prej atëhere pjesa më e lartë e Italisë pra pjesa veriore e mer emrin e dominuesit të atë hershëm Langobardia Maior,(prej kësaj më vonë vjen termi i regjionit të sotshëm Lombardia)kurse Milano do të bëhet njëra ndër qendrat e kësaj mbretërie.
Periudha moderne
Në periudhën moderne qyteti bie në duart e spanjollëve të Filippit të dytë Spanjoll.Karakteristike ë shtë zhvillimi në aspektin kulturor dhe artistik,arti barok ku edhe sot e kësaj dite mund të vërehen në qytet.
Në shek.e XVIII qyteti kalon në duart e sundimtarë ve austriak dhe pas tre vitesh ne krye vjen Mbreti i Sardenjës edhe këtu kemi një periudhë të lulëzmit kulturor e identifikuar me operat e njohura të Pietro Verri, Cesare Beccaria e Paolo Frisi.
Invasioni Austriak ka zgjatur deri sa ka ardhur Napoleon Bonaparta. Ardhja e Bonapartës ka ngjallur entuziazëm tek milanezët të cilët tek ai kanë parë idenë për realizimin e revolucionit Francez.
Periudha bashkëkohore
Në periudhën bashkëkohore pas regjimit të Napoleonit bashkë me mbretërin Lombardo-Veneto në fillim të shek.XIX kthehet perandoria Austriake e cila sundon deri në vitin 1859 në luftën e dytë të Pamvarsimit Milano bë hë t pjesë e Mbretërisë së Sardenjës e cila më vonë bëhet Mbretëri e Italisë nga viti 1861.
Në vitin 1883 në rugën Santa Radegonda afër sheshit Duomo,inaugurohet centrali i parë elektrik i Europës continentale .Në shek.e XX qyteti bëhet seli e Ekspozitave Universale,bëhet simbol i socializmit prej ku lind edhe partia socialiste e Italisë .Gjithashtu Milano bëhet edhe djep i lëvizjes Fashiste .
Gjatë luftës së dytë botërore në vitin 1943 Milano përjeton bombardimet anglo-amerikane të cilët shkatrojnë në masë të madhe pasuritë kulturore,artsitike të qytetit ;Teatrin Scala,sheshin Marino,selinë e Corriere della sera, Kështjella Sforzesco,Kisha Santa Maria,kurse Piazza Duomo arrin tu shpëtoj bombardimit , pësojnë vetëm disa shtylla të këtij objekti të rëndësishëm kulturor.
Mbi 500.000 njerëz detyrohen ta lëshojn qytetin ,250.000 mbesin pa kulm mbi kokë .
Në 25 prill 1945 njihet si dita kombëtare e çlirimit dhe pas gjitha torturave ,pas krejt atij gjenocidi të madh që përjetuan nxënësit e shkollës fillore 184 fëmijë u ekzekutuan, si dhe viktima në njerëz ,për një ditë 614 viktima, Milano fiton lirinë dhe me dinjitet të madh kujton tradicionalisht heronjtë në kopshtin Monte Stella. Pas çlirimit fillon edhe rikonstruimi industrial dhe kulturor i vendit.
Pastaj Milano do të bëhet qendër edhe e politikës së Italisë ,kështu që në fillim me qytetin udhëheqin partia Socialiste e Italisë me Bettino Kraksin dhe më pas qyteti udhëhiqet nga pasaniku dhe politikani Milanez Silvio Berluskoni i cili aktualisht udhëheq qeverinë me koaliconin e të djathtës qendrore.
Sot Milano është qendër e njohur industriale dhe ekonomike ,njëra ndër qendrat më të njiohura bankare dhe finanziare,gjithashtu njihet si qendër e modës ,e disa Universiteteve, e shtypit e mediumeve si dhe qendër e televizionit dhe rrjetit Mediaset.
Monumentet kulturo-artistike dhe vendet interesante të qytetit
Monument kryesor dhe simbol i qytetit janë katedralet e Santa Maria Nascente e cila njihet me emrin Duomo si qendër e jetës kulurore dhe ekonomike dhe pikë takim i turistëve nga e gjithë bota. Në afërsi të saj ndodhet Teatri i mirënjohur Teatro alla Scala,njëri ndër teatrot lirik më të njohur në botë .
Mu aty ndodhet edhe galeria Vittorio Emanuele II e mbuluar me hekur dhe qelq me një stil ekletik.Momunemnt tjetrë me rëndësi është edhe Kështjella Castello Sforzesco, pastaj basilica di Sant Ambrogio, kisha Santa Maria delle Grazie.
Si ndërtim modern dhe interesant llogaritet stacioni qendror Milano centrale e cila ka një hapsirë të madhe e pasur me hekurudha dhe linja metropolitane si dhe stadiumi Giuseppe Meazza.
Qyteti është i pasur me muze dhe galeri artesh,më e famshmja është Pinacoteca di Brera në të cilën vijn opera të shekullit të XIV dhe shek.XX pastaj muzeu Poldi Pezzoli ,muzeu Castello Sforzesco etj.
Milano njihet edhe për nga sistemi më i madh kabllovik në Europë ,për nga lidhjet e mëdha mediatike si tv,radio,madje shtypi i përditshëm ,periodik.
Në qytet gjendet Mediaseti një degë e Rai,Sky,Mtv,Odeon ,Telelombardia si radio stacione lokale e rajonale.Selinë në Milano e ka gazeta La republica,Corriere della sera,Panorama,Tutto Sport, La Stampa e shumë e shumë të tjera.
Milanezët njihen si njerëz të pasionuar pas leximit ,këtu kemi parasysh numrin e bibliotekave të qytetit të cilat janë të vizituara dhe të frekuentuara nga qytetar e studentë .Në Milano ndodhen 5 Universitete publike dhe 7private.
Nga gjiri Milanez kanë dalë muzicent,artist dhe këngëtar të njohur të cilët Italinë e kan afirmuar nëpër Evropë dhe më gjërë.
Moda dhe dizajni industrial
Që nga vitet e 80-eta Milano bëhet e njohur si Qyeti i modës dhe bashkë me Parsin është kryeqyteti botëror i modës .Këtu e ka selinë edhe Dhoma kombëtare e modës Italiane e cila meret me zhvillimin dhe afirmimin e vlerave të stilistëve të rinj madje duke i afirmuar edhe në botë .
Në Milano gjejmë laramani të veshjeve dhe stileve,me kreator dhe stilist të njohur përplot shije dhe sharm.
Milano së bashku me Torinon janë të njohura për nga dizajni industrial,çdo vit realizohet panairi i mobiljeve ;java e dizajnit industrial .
Panairi i njohur quhet Saloni ndërkombëtar i mobiljeve.Gjithashtu edhe fabrikat dhe ndërmarjet e ndryshme eksportojnë nëpër botë dizajnin italian.
Sporti
Në metropolin e quajtur Milano vend të rëndësishëm zënë edhe diciplinat sportive si :atletika-maratona,automobilizmi dhe Ferari janë sinonim i Milanezëve ,garat motoristike , çiklizmi, volejbolli gjithashtu janë të pëlqyera, por më së shumti qyteti i Milanos shquhet për nga tifozeria e madhe e magjisë së futbollit .
Pikërisht në këtë qytet bastioni më i madh i të gjithë grupmoshave janë dy skuadrat e mrekullueshme me nam në itali dhe në Evropë ,Milani dhe Interi.Janë dy rival në një qytet të cilët me lojën e tyre stërmbushin me publik tribunat e stadiumit në San Siro ;;Giuseppe Meazza.